BE t’ia thotë qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim pa e bërë këtë gjë

Politika

BE t’ia thotë qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim pa e bërë këtë gjë

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Nga thirrja e presidentit amerikan Joe Biden që Serbia ta njohë Kosovën për të pasur marrëdhëine të mira mes dy vendeve.

Një thirrje e tillë erdhi edhe nga ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili në një deklaratë ka thënë se, “Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo përfshin vënien në dukje të avantazheve për njerëzit, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë. Rregullimi i këtyre marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër për Serbinë”.

Njohësi i çështjeve politike në vend Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kjo gjë është përsëritur shumë shpesh nga BE.

Sipas tij, atë duhet që njëzëri t’i thonë qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim në BE pa njohje të Kosovës.

“Po shumë shpesh është përsëritur nga MPJ e Gjermanisë dhe disa shteteve të BE. BE nuk ka folë asnjëherë me zë unik në këtë çështje, pra do të ishte shumë pozitive dhe e qartë nëse BE përmes Komisionit Evropian t’i thuhet qartë Serbisë se nuk do të ketë anëtarësim në BE pa njohje të Kosovës”, shprehet ai.

Ai thekson se, kjo do të qartësonte pozicionet e BE në raport me Serbinë.

“Kjo do të qartësonte pozicionet e BE në raport me Serbinë sepse siç dihet të gjithë e kane të njohur këtë çështje, se palët duhet patjetër të njohin njëra-tjetrën”, thotë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat