AAK shkel rregullat, i dërgon mesazhe qytetarëve: Voto Ramush Haradinajn për President!

Politika

AAK shkel rregullat, i dërgon mesazhe qytetarëve: Voto Ramush Haradinajn për President!

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Ramush Haradinaj

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Qytetarët e Kosovës që nga ora 7:00 kanë filluar të votojnë, shkruan "Bota sot".

Por, herë pas here partitë politike po i shkelin rregullat e heshtjes zgjedhore.

Një ndër to është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti i ka dërguar qytetarëve mesazhe në telefonat  e tyre.

Një mesazh i tillë ka ardhur edhe në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

Në mesazhin e AAK-së kërkohet që të votohet Ramush Haradinaj.

Theksojmë se mesazhi dërgohet me këtë emër “AAK 135”.

Ndërkaq, ky është mesazhi i plotë i AAK-së:

“Kosova ka nevojë për një President të fortë, një njeri të dëshmuar! Qytetare të Kosovës zgjedhjen e keni tek AAK-135. Voto R. Haradinaj për President!

Image
Mesazhi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat