Profesori tregon skenarin se si LDK do ta ndihmoj Vjosa Osmanin të zgjidhet presidente, pa bërë koalicion me VV-në

Politika

Profesori tregon skenarin se si LDK do ta ndihmoj Vjosa Osmanin të zgjidhet presidente, pa bërë koalicion me VV-në

Nga: A.Morina Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Vjosa Osmani

Dorëheqja e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkaktoi reagime të mëdha. Shumica prej tyre deklaruan se ky vendim pavarësisht se i duhur, ishte shumë i vonuar.

Mirëpo, me dorëheqjen e Isa Mustafës filluan kërkesat ndaj LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin për president të Kosovës. Dhe me këtë natyrisht u mendua edhe mundësia e krijimit të një koalicon tjetër paszgjedhor LDK-LVV.

Mirëpo, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të mund të ketë koalicion LDK-VV.

Mehazi këtë e mëbshteti në deklaratën e Kurtit i cili kishte thënë se nuk do të bëj koalicion paszgjedhor dhe në deklaratën e Hotit i cili pas humbjes tha se LDK do të jetë në opozitë.

“Edhe pas dorëheqjes së Isa Mustafës nuk besojmë se do ketë një koalicion LVV-LDK, për shkak se ky bashkëpunim është i stopuar nga vet LVV-ja, nga Albin Kurti i cili deklaroi se nuk pranon koalicione paszgjedhore, pasi i mjafton koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin, edhe kryeministri në largim Avdullah Hoti, në deklaratën e mbrëmshme pranoi humbjen e tha se LDK-ja do jetë një opozitë konstruktive dhe e denjë për të kritikuar pozitën e LVV-së”, deklaroi Mehazi.

Ai tha se LDK mund të bënte koalicion me VV-në jo për të qeverisur, por për marrveshje politike për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

“Në anën tjetër, edhe Hoxhaj i PDK-së deklaroi, se, partia e tij asgjë s'ka të përbashkët me LVV-në e Kurtit për të koalicionuar me te. Me dorëheqjen e Isa Mustafës, po dhe Agim Veliut, LDK-ja me zgjedhjen e kryesisë së re mund të koaliciononte me LVV-në, jo për të qeverisur shtetin, po për një marrëveshje politike për president të shtetit në krye me Vjosa Osmanin”, theksoi Mehazi.

Në fund, profesori tha se Albin Kurti në asnjë formë nuk do të pajtohej që të qeveriste me LDK-në.

“Pra, koalicioni LVV-LDK është i mundshëm të bëhet për president të shtetit e kurrsesi për të qeverisur Kosovën, për shkak se Albin Kurti nuk do pajtohej”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat