Konfiskimi i pasurisë dhe arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’ – Juristi tregon hapat që Albin Kurti duhet t’i bëjë për t’i tronditur kriminelët!

Politika

Konfiskimi i pasurisë dhe arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’ – Juristi tregon hapat që Albin Kurti duhet t’i bëjë për t’i tronditur kriminelët!

Nga: N.Sh Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:28
Albin Kurti

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e cila fitoi bindshëm, pritet të formoj Qeverinë. Premtimet e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, i cili do të bëhet kryeministër i Kosovës, ishin mjaftë të mëdha, sidomos ai për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kurti gjithashtu ka premtuar se do të konfiskoj edhe pasurinë të gjithë atyre që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, thotë se, Kurti ka pas shumë fjalime për luftën kundër korrupsionit, për vetting, rend dhe ligj.

Sipas tij, të gjitha këto gjëra varen nga ligji për vetting, që duhet të nxirret.

“Ministria e Drejtësisë, thjesht është vëzhguese dhe jo vendimmarrëse. Përgjegjësia bie mbi KGJK dhe KPK, për të batuar këtë çështje. Ligji duhet të themeloj organin për zbatim të vettingut. Në vetting, duhet të përfshihet edhe Policia, pastaj zbatimi i Kodit Penal për konfiskimin e pronësisë nga kriminalitet, çështja e privatizimit dhe kriminaliteti i shkaktuar nga politika”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Albin Kurti, ka premtuar edhe arrestimin e gjithë atyre kriminelëve që kanë keqpërdorë dhe zhvatë paranë publike, gjë që, do të jetë tepër spektakulare, nëse kjo ndodh nga Qeveria e tij.

Për këtë ai ishte zotuar. Kurse, Burjani thotë se, arrestimet e mundshme varen prej Prokurorisë, gjyqësisë dhe Policisë.

“Kjo treshe duhet të ketë prioritet këto çështje për të funksionuar drejtësia, e cila ka probleme të mëdha politike nga politizimi i deritanishëm. Dega e Gjyqësisë duhet të funksionoj pa ndërhyrje politike. Njëherë kjo tingëllon si ëndërr, por të presim se si kjo do të ndodhë. Shkatërrimi i mafias politike, është problem i madh, gati i barabartë me mafinë ndërkombëtare. Kjo lloj mafie funksionon edhe përtej kufijve të Kosovës”, pohon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat