Goditje e rëndë për kundërshtarët e Kurtit: Ky është mesazhi që zbuloi shpifjet se SHBA-të nuk janë kundër LVV-së

Politika

Goditje e rëndë për kundërshtarët e Kurtit: Ky është mesazhi që zbuloi shpifjet se SHBA-të nuk janë kundër LVV-së

Nga: A.Morina Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Philip Kosnett dhe Albin Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar zyrat e Vetëvendosjes, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kosnett ka takuar paraditen e sotme liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër. Takimi mes Kosnett dhe Kurtit u mbajt pa praninë e mediave.

Njohës i çështjeve politike dhe njëherësh avokati i shtetit, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar takimin e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Krasniqi deklaroi se Amerika i ka  qëndrimet e qarta lidhur me Kosovën dhe se Republika e Kosovës është projektuar nga vetë SHBA-ja e cila në një formë apo tjetër na ka sjellur deri këtu ku jemi sot

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrim të qartë lidhur më Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejtë anëtarsimit në strukturat euroatlantike. Pavarësisht së si lëvizë politika në SHBA apo edhe tek ne këtu nuk mund askush ti rrezikojë raportet mes tyre,  pasi që Republika e Kosovës është projektuar nga vetë SHBA-ja e cila në një formë apo tjetër na ka sjellur deri këtu ku jemi sot”, u shpreh Krasniqi.

Në vazhdim analisti shtoi se Kosnett shkoi në zyrën e Vetëvendosjes për t'i ofruar mbështetje Kurtit dhe për t'i kërkuar formim sa më të shpejtë të institucioneve.

“Ambasadori Amerikan z.Philip Kosnett shkojë ne zyren LVV-së për t'i uruar fitoren  z. Albin Kurtit dhe për t'i ofruar mbështetje në proceset që e presin dhe njëherit duke i kërkuar krijimin e sa më shpejt të institucioneve, përkatësisht formimin e qeverisë dhe kuvendit për t'i adresuar sfidat urgjente që na presin në vazhdimësi”, theksoi  Krasniqi.

Në fund, ai tha  se Kosnett i ka shuar zërat shpifës që ShBA-të janë kundër Vetëvendosjes dhe Kurtit, mëe vizitën e tij dhe postimin në rrjetin social Facebook.

“Gjithashtu edhe postimi në Twitter nga ambasadori amerikan ishte mbresëlënës për t'i pushuar ata zërat që shpifnin se SHBA-të janë kundër LVV-së. Po e citoj për të ju treguar atyre që thonin Amelika Amelika, që kanë gënjyer për interesat e tyre personale, ja edhe deklarata e z.Philip siç potencoi: “I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar amabasadori amerikan në Twitter”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat