“Shaip Kamberi është i pari politikan shqiptar që...”, profesori reagon ndaj BE-së: Kështu po përkëdhelet Serbia

Politika

“Shaip Kamberi është i pari politikan shqiptar që...”, profesori reagon ndaj BE-së: Kështu po përkëdhelet Serbia

Nga: P.R Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:26
Shaip Kamberi

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, u kanë dërguar një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku së fundi termi “Shiptari”, i cili ka një terminologji fyese raciste u legalizua me një vendim gjykate në Beograd.

E nismën e deputeti Kamberi, po e mirëpret edhe profesor, doktor Enver Bytyçi. Ai thotë se Shaip Kamberi, është shndërruar në një gardian për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Image
Enver Bytyçi

“Shaip Kamberi është deputet i parlamentit të Serbisë nga partia shqiptare e Luginës sëPreshevës “Aksioni për veprim demokratik”! Në atë parlament Shaip Kamberi është shndërruar në një zë kumbues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që banojnë në territorin e Serbisë. Idetë e tij, retorika që zhvillon, diskutimet që mban duken si pjesë e ballafaqimit të obskurantizmit serb me parimet e demokracisë, të cilave duhet t’u përmbahet Serbia. Ai javën e shkuar denoncoi faktin se gjykata e Beogradit e shpalli të pafajshëm Aleksandër Vulin, të cilin e kishte çuar në gjykatë pikërisht zoti Kamberi, për shkak të fyerjes që ai u ka bërë shqiptarëve, duke i emërtuar si “shiptari”! Në fakt edhe presidenti i Serbisë dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë të Serbisë kryejnë akt fyerjeje të etnisë shqiptare edhe kur Kosovës i referohen si “Kosova dhe Metohi”!”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Ai shton se të dyja këto qasje ndaj shqiptarëve kanë qenë të dënueshme në periudhën e Federatës sëish-Jugosllavisë.

“Në vitin 1963 kjo federatë miratoi ndryshime kushtetuese, me të cilat largoi nga përdorimi togfjalëshin “Kosovo-Metohi” dhe e përcaktoi Kosovën si Krahina e Kosovës, duke ngritur statusin e saj nga “Rajoni I Kosovës dhe Metohisë”! Në vitin 1966 kjo u përforcua, derisa me kushtetutën e shkurtit 1974, Kosova u bë pjesë integrale e Federatës. Ish- ambasadori amerikan, Waren Zimmermann, ka shkruar një libër për ngritjen në pushtet të Miloshevicit të titulluar “Burimet e një katastrofe”, në të cilin përshkruan se si gruaja e tij ishte ballafaquar në vitin 1990 me përçmimin që u bëhej të sëmurëve shqiptarë në spitalin e Beogradit, të cilëve personeli u drejtohej me termin fyes “shiptari”! Ai theksonte se kjo ishte njëkohësisht shkelje e ligjit, sepse shqiptarët thirreshin nga serbët thjesht “Albanski”!”, thekson Bytyçi.

Më tej, profesor Bytyçi deklaron se në Serbi është rikthyer mentaliteti i Rankovicit dhe Milosheviçit.

“Fatkeqësisht në kohët e sotme, 30 vjet më vonë, janë rikthyer konceptet dhe etiketimet fyese për shqiptarët në Beograd. Kjo do të thotë se në Serbi dhe te zyrtarët serbëështë rikthyer mentaliteti i Rankovicit dhe Milosheviçit. Me të njëjtën mendësi, psikologji dhe emërtim i trajton shqiptarët presidenti Vuçiç, kreu i parlamentit Dçciç, por dhe ish-ministri I Mbrojtjes, Vulin.Gjykata nuk e ka gjetur atë fajtor. Kjo do të thotë se I gjithë sistemi politik, të gjitha pushtetet e institucionet e Serbisë janë të bashkuar në mendësinë dhe veprimin e tyre anti-shqiptar. Kjo do të thotë se Serbia e sotme nëpikëpamje të trajtimit të etnive dhe pakicave, sidomos asaj shqiptare, nuk është as në standardet e periudhës së autonomisë së Kosovës”, thekson Bytyçi.

“Kjo do të thotë se Beogradi zyrtar, shteti në përgjithësi, presidenti, kuvendi i Serbisë dhe gjykatat e saj i përmbahen një politike diskriminimi fyese kundër shqiptarëve. Kjo do të thotë se demokracia serbe është nën nivelin e “demokracisë” së regjimit autoritar të Titos, sa i përket sjelljes ndaj shqiptarëve”.

“E ndërkohë nëse në Kosovë do të dilte ndonjë Martinoviçi ditëve të sotme e do të vetëplagosej me shishe birre, qeveria serbe dhe propaganda e saj do mbushte botën me akuza ndaj shqiptarëve për “gjenocidin shqiptar kundër serbëve”. Ndërkohë që serbët në Kosovë, megjithëse kanë vetëm 5 për qind të popullsisë së përgjithshme kanë të drejta të diskriminimit pozitiv për shumicën shqiptare. Kjo sepse atyre, si kurrkund në ndonjë vend të botës, iu rezervohen 10 vende në parlamenti, sepse për ndryshimet kushtetuese kanë të drejtën e vetos, sepse për këta 5 përqind të banorëve serbë nëKosovë përdoret gjuha serbe si gjuhë zyrtare në të gjithë vendin, sepse…. Ka edhe njëqind a njëmijë arsye, të cilat provojnë se serbët në Kosovë bartin të drejta të pakufizuara e madje në dëm të shumicës e më shumë sesa shumica tjetër e popullsisë së Kosovës. Ndërsa në Beograd vazhdojnë të na fyejnë e të na denigrojnë edhe si komb e si racë si “shiptari”, një term ky i dënueshëm dikur nga pikëpamja ligjore në Republikën Serbe e në Federatën Jugosllave”, nënvizon Bytyçi.

Ai kritikon ashpër Bashkimin Evropian për mos reagimin e tyre ndaj deklaratave dhe vendimeve skandaloze të shtetit serb.

“Shaip Kamberi ështëi pari politikan shqiptar që reagon me vendosmëri ndaj kësaj padrejtësie të shtetit dhe gjykatës serbe. Letra e tij drejtuar institucioneve ndërkombëtare është plotësisht e përligjur, por nuk jam shumëi bindur se bashkësia ndërkombëtare do të ketë ndonjë reagim të qartë dhe të vendosur. Serbia vazhdon tëpërkëdhelet dhe të tolerohet për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve dhe pakicave tjera, si dhe për regjimin autoritar që ajo ka vendosur në qeverisje! Vazhdon të tolerohet edhe në raport me Kosovën dhe të drejtën e saj për shtetësi, integritet dhe sovranitet!”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat