LDK-ja pas dorëheqjes së Isa Mustafës do ta bëj Vjosa Osmanin presidente

Politika

LDK-ja pas dorëheqjes së Isa Mustafës do ta bëj Vjosa Osmanin presidente

Nga: A.Z Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:06
Vjosa Osmani

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së erdhi pas rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje LDK-ja deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK-ja ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.

Lidhur me dorëheqjen e Isa Mustafës analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se edhe nëse Mustafa nuk do të largohej nga LDK-ja, atëherë prapë do ta shkarkonin, sepse Mustafa me veprimet arrogante politike, bëri që votuesit ta deklasonin që detyrimisht të largohet nga politika.

“Dorëheqja e Isa Mustafës pas debaklit zgjedhor është e arsyeshme, edhe, sikur të mos jepte dorëheqja vet, të LDK-së do ta shkarkonin. Të vetëpëlqyrve politikë kështu ju ndodhë, ata para zgjedhjeve e gjatë fushatës aq janë të dashuruar në veten sa që nuk vërejnë rreth e përqark tyre ç'ndodhë, Mustafa me veprimet arrogante politike aq shumë u largua nga qytetarët, u bë aq i neveritshëm, saqë votuesit me padurim pritnin ditën e zgjedhjeve për ta deklasuar rëndë që detyrimisht të jep dorëheqje e të largohet përgjithmonë nga politika”, tha ai.

Më tej ka theksuar se pas dorëheqjes së Mustafës, nga LDK-ja duhet të largohen edhe Agim Veliu, Haziri dhe Selmanaj, dhe me largimin e këtyre do t’i mundësohet Vjosës të bëhet Presidente e Kosovës.

“Dorëheqja e Mustafës në LDK nuk do jetë e vetme, por zinxhirore, pas tij nuk ka kuptim të rri aty edhe bartësi kryesor i fajit për humbje, Agim Veliu, pasi dhe për të nuk ka vend në LDK, pastaj radhazi Haziri e Selmanaj, nga të gjithë këta duhet të çlirohet LDK-ja. Me largimin e këtij grupi i mundësohet edhe Vjosës të bëhet Presidente e Kosovës me Kryesine dhe deputetët e ri të LDK-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat