Fitorja e VV-së, Ahmeti: I ka kontribuar edhe Vjosa Osmani

Politika

Fitorja e VV-së, Ahmeti: I ka kontribuar edhe Vjosa Osmani

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 23:56
Vjosa Osmani

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se Vjosa Osmani ka ndihmuar në fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai shprehet se ka edhe faktor të tjerë si keqqeverisja 20 vjeçare që  e kanë ndihmuar deri te fitorja e zgjedhjeve.

“Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që ka kontribuar në këtë fitore të madhe, por këtë fitore e ka ndihmuar edhe Vjosa Osmani. Ka shumë faktor që kanë ndikuar në këtë fitore, por mbi të gjitha keqqeverisja 20 vjeçare dhe konsistenca e Lëvizjes Vetëvendosje në qëndrime e parime karshi shumë proceseve të dëmshme për Kosovën kanë rezultuar në këtë realitet faktik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu,  Ahmeti ka theksuar se frymës së fitores i ka kontribuar edhe Osmani me qëndrimet e saj ndaj proceseve të dëmshme ndaj vendit. 

“Por, kësaj fryme të fitores i kontribu edhe Vjosa Osmani, pasi ka qëndruar stoike karshi shume proceseve të dëmshme që janë instaluar në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat