Njohësi i çështjeve juridike paralajmëron arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Politika

Njohësi i çështjeve juridike paralajmëron arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Nga: N. H Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:30
Selia e Gjykatës Speciale

Pala mbrojtëse e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të martën ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ta dorëzojë sa më shpejtë dosjen paraprake të lëndës, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për hetimin.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Por, a do të ketë arrestime të reja nga kjo gjykatë, ashtu siç ishte paralajmëruar në vazhdimësi gjatë viti 2020.

Për këtë çështje, “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e kësaj fushe.

Njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se do të ketë edhe arrestime të tjera.

Ai mendon se ky është veçse fillimi, dhe se askush nuk e di epilogun së çka do të ndodhë me Gjykatën Speciale.

“Natyrisht së do të ketë edhe arrestime tjera lidhur me aktakuzën e Gjykatës Speciale, pasi që ky është vetëm fillimi dhe së prokurori i Gjykatës Speciale ka lenë të kuptohet së akoma nuk është ndërtuar aktakuza komplet, e që në një aktakuzë mund të akuzohen edhe 100 veta. Ky është vetëm fillimi, akoma se di askush epilogun së çka do të ndodhë më këtë tribunal çfarë fundi do të ketë, tribunal i cili është i republikës së Kosovës, por punon sikur të kishte themeluar shteti serb”, tha Krasniqi, për “Bota sot”.

Krasniqi ka theksuar se njëjtë sikurse drejtësia e UNMIK-ut dhe e EULEX-it, do të dështojë edhe Gjykata Speciale, pasi sipas tij, lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër.

“Bashkësia Ndërkombëtare asnjëherë nuk ka ndarë drejtësi, asnjëherë nuk i ka interesuar e vërteta, e qysh në fillim të punës së këtij tribunali ju dolën pakot me dëshmitarë të mbrojtur për të treguar së sa i pa ndërgjegjshëm është ky tribul e që në mesin e tyre ka gjyqtar dhe prokuror të EULEX-it, të cilët janë kapur me afera korruptive dhe janë larguar nga misionet për të cilin kanë ardhur”.

“Pra, ky tribunal do të dështojë siç ka dështuar Tribunali Hagës, drejtësia e UNMIK-ut, EULEX-it, e që në fund do të lirohen të gjithë të pafajshëm apo në mungesë të provave, pasi që të gjithë e dinë së lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër”, ka thënë krejt në fund, njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat