Dorëheqja e Isa Mustafës, LDK-së i vjen thirrja si të veprojnë, përpara humbjes fatale

Politika

Dorëheqja e Isa Mustafës, LDK-së i vjen thirrja si të veprojnë, përpara humbjes fatale

M.H Nga M.H Më 17 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

E diela që po lëmë pas ishte dita kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë. Këto zgjedhje të cilat u lavdëruan për procesin e mbajtës së tyre, pavarësisht që pandemia ishte prezent, arritën të menaxhohen mjaft mirë, ato arritën edhe të sjellin ndryshime të mëdha të rezultatee të partive politike.

Në këto zgjedhje VV doli të jetë fituese ndërsa ajo që pësoi më së shumti rënie ishte LDK.

Pas rënies së LDK-së, reagimet qenë të mëdha duke mos lënë anash as zhgënjimin që pati elektorati i tyre.

Të gjendur në këtë situatë, Isa Mustafa dha dorëheqje nga kryetari i LDK-së, duke pësuar më pas edhe dorëheqje të tjera nga LDK-ja.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, Leon Duhanaj, është shprehur që humbja e LDK-së, nuk ishte aspak e lehtë për t’u përballuar dhe nëse nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës, atëherë humbja tjetër do të jetë fatale.

Image
Leon Duhanaj

“Pas debaklit të pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, dorëheqja ishte veç se një akt moral. Natyrisht që asnjë humbje nuk është e mirë dhe lehtë e përballueshme, megjithatë mendoj që kjo humbje i ka bërë mirë LDK-së, sepse nëse edhe tani nuk arrin ta kuptojnë seriozitetin e situatës, atëherë humbja tjetër do të jetë fatale. LDK, nuk është parti e cila identifikohet me ndonjë figurë të caktuar dhe që do të arrijë të ringrihet pas një rënie të madhe”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, analisti thekson që kjo ishte rënia më e madhe që LDK mund ta përballojë dhe se tashmë kryesia e kryetari duhet të zgjedhet me një maturi në mënyrë që të ia dalin të mos dënohen më thellë e ashpër.

“Prandaj, kjo rënie është rënia me e madhe që LDK mund ta përballojë. Këndej, me që tashmë është para kësaj situate, duhet të marrin vendime të mençura, strategjike, të zgjedhin kryetar, kryesi të pranueshme për elektoratin e tyre. Madje kishte me qenë e rrugës që reforma të shkojë edhe në degë dhe nëndegë. Përgjegjësia duhet të zgjerohet deri aty ku me pastaj mund të shpresohet në ide dhe forca të reja. Këtë situatë, duhet ta shohin si shans për reflektim, për ndryshe nëse nuk ja dalin, koha do t'i dënojë dhe me thellë dhe me ashpër”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat