Juristi tregon kur do të bëhet Albin Kurti kryeministër

Politika

Juristi tregon kur do të bëhet Albin Kurti kryeministër

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 20:43
Albin Kurti

Partia e Albin Kurtit në këto zgjedhje doli e para, edhe pse ka ende vota për t’u numëruar, kanë mbetë ato me kusht, të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuar.

Mirëpo, thelbi i gjithë kësaj është se Albin Kurti nuk është certifikuar nga KQZ pasi është me akuzë, dhe listën për deputetë nuk e kanë ripërtirë, ku lista e tyre ka nisë nga numri 2.

Por a mund të bëhet kryeministër?

Njohësi i çështjeve politike e juridike, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Albin Kurti nuk ka të drejtë të bëhet kryeministër.

Sipas tij, ai duhet ta pres muajin shtator pasi që përfundon dënimin me kusht, përndryshe e rrëzon Gjykata Kushtetuese.

“Albin Kurti duhet të pret shtatorin pasi që të përfundon dënimi me kusht, në të kundërtën e rrëzon Gjykata Kushtetuese, pra nuk është mirë fare të insistoj për kryeministër. Në këtë periudhë kohore duhet të ketë durim dhe kur të vjen shtatori të riformulohet pozita e kryeministrit, pra kjo do ta zgjidhte këtë çështje”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat