Profesori ia shuan shpresat Haradinajt: Kurti do ta bëjë Osmanin presidente, këto janë qëllimet e tyre

Politika

Profesori ia shuan shpresat Haradinajt: Kurti do ta bëjë Osmanin presidente, këto janë qëllimet e tyre

Nga: M.H Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Data 14 shkurt ishte dita në të cilën qytetarët e vendit dolën të votojnë për përfaqësuesit e tyre.

Nga këto zgjedhje fituese e partisë doli të jetë LVV, në krye me Kurtin e cila garoi së bashku me iniciatiën e Vjosa Osmanit.

Mirëpo pas fitores së LVV-së, sfida e radhës së tyre posti i presidentit, pasi I duhen 81 vota.

Kandidatët për postin e presidentet kanë qenë Vjosa Osmani dhe kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi i cili u shpreh që VV-ja, në krye me Kurtin do të ketë shumë të lehtë formimin e qeverisë pasi edhe nëse nuk e kalon pragun me 61 deputetë atëhere me dy-tre deputetë të pakicës mund të formojë.

Mirëpo zgjedhja e presidentit do të jetë një problem I madhë për Kurtin, në këtë rast për Vjosa Osmanit, e që për t'u zgjedhur Osmani presidente, kryeministri i ardhshëm Kurti do duhej të bënte marrëveshje me partitë tjera politike.

Koalicon mund të arrihet me AAK-në mirëpo pastaj do të del problem Haradinaj pasi edhe ai e do këtë post, thotë profesori.

Po të realizonte Kurti dëshirën e Haradinajt për president, atëherë do duhej që Vjosa Osmani të merrte postin e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, shton më tej Mehazi.

“Me deputetët e fituar LVV-ja shumë lehtë e pa farë problemi do ta formojë qeverinë, po edhe nëse nuk e tejkalon pragun e 61 deputetëve, Albin Kurtit do i duhej vetëm dy-tre deputetë të pakicës jo serbe për formimin qeverisë së re, sipas rezultateve të 14 shkurtit, pakica boshnjake ka marrë kaq, tre deputetë sa i duhet LVV-së për qeverinë e re të Kurtit. Problemi më i madh për Kurtin do jetë zgjedhja e presidentit, në këtë rast të Vjosa Osmanit e cila pretendon fuqishëm të bëhet presidente e Republikës së Kosovës. Për t'u zgjedhur Osmani presidente, kryeministri i ardhshëm Kurti do duhej të bënte marrëveshje me partitë tjera politike. Është e mundshme që z. Albin Kurti të bënte marrêveshjes politike me dy partitë: me pakicat jo serbe të cilat i kanë 10 deputetë dhe me partinë e Haradinajt, AAK-në që ka 9 deputetë. Problemi më i rëndë i marrëveshjes së Kurtit për kandidaturën e Vjosa Osmanit si presidente nuk do jenë pakicat jo serbe, po kërkesa e Haradinajt i cili kurrsesi nuk lëshon pe për këtë post të lartë shtetëror. Po të realizonte Kurti dëshirën e Haradinajt për president, atëherë do duhej që Vjosa Osmani të merrte postin e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Në fund, profesori thotë që varinati I Haradinaj për president nuk do të tolerohet nga Kurti e në këto kushte Albin Kurti e Vjosa Osmani për të realizuar qëllimet e tyre politike parazgjedhore, tani paszgjedhjeve do mund të bashkëpunonin dhe me 10 deputetët e listës serbe, pra Vjosa Osmani do bëhej presidente e Kosovës.

“Mendojmë se varianti i Haradinajt për president nuk do tolerohej nga Kurti, kështu që Albin Kurti e Vjosa Osmani për të realizuar qëllimet e tyre politike parazgjedhore, tani paszgjedhjeve do mund të bashkëpunonin dhe me 10 deputetët e listës serbe, pra Vjosa Osmani do bëhej presidente e Kosovës vetëm me votat e deputetëve të pakicave të përgjithshme serbe e jo serbe në Kosovë. Themi kështu për shkak se të LDK-së do jenë kundër Vjosës, po dhe PDK-ja do jetë kundër, vetëm Haradinaj nuk ka vënë vija të kuqe me Albinin së bashku me pakicat serbe e jo serbe në Kosovë”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat