“Godet” ish-komandanti i UÇK-së, ja “tradhtari” që e solli Gjykatën Speciale, paralajmëron valë të re të arrestimeve

Politika

“Godet” ish-komandanti i UÇK-së, ja “tradhtari” që e solli Gjykatën Speciale, paralajmëron valë të re të arrestimeve

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim "Bota sot"

Pas themelimit të Gjykatës Speciale në Hagë, vitin e shkuar kishin filluar arrestimet e para.

Ndër të arrestuarit e parë, janë udhëheqësit kryesor të UÇK-së.

Duke filluar nga ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, pastaj zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Gjithashtu të arrestuar janë edhe Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Nazmi Mustafa.

Në lidhje me themelimin e Speciales, dhe aktakuzave që rëndojnë mbi ish-eprorët e UÇK-së, ka fol ish-komandanti i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai thotë se, Gjykata Speciale nuk do të sjellë turbulenca politike pasi do të ketë të ftuar nga të gjitha partitë politike.

Ish-eprori i lartë i UÇK-TMK, njëherit ish-anëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, pohon se, lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe kjo gjykatë s’mund ta njollosë atë, e gjithashtu thekson se fajin për formimin e Gjykatës Speciale e bartë mbi supe ish-presidenti Hashim Thaçi.

Sipas tij, nuk do të vonoj shumë dhe pritet edhe një valë tjetër e arrestimeve.

“Këto arrestime sipas tij, nuk do të bëhen në stilin e gjentellmenëve, sikurse herën e kaluar dhe do të arrestohen akterët që dyshohen se kanë kryer vrasje dhe vepra të tjera si kidnapim, maltretim, rrahje dhe gjëra të tjera”, pohon Miftari.

“Hashim Thaçi e çarmatosi dhe tradhtoi UÇK-në me marrëveshjen K90, vrau komandantët kryesor të luftës, dhe ata komandantë që mbeten gjallë sa mu pasuruar pas luftës i dërgoj vet në burgun e Hagës”, shprehet Miftari.

“UÇK-ja, pra luftëtarët tanë të lirisë kanë bërë luftë të pastër si loti në rrethanat se si ka luftuar. Por këtë zotërinjtë “gjeneralët” që për një cigare paguajnë 60 euro kur Kosovën e ka kapur varfëria, padrejtësia e izolimi, këtë varfëri e skamje që e kanë sjell pikërisht vet disa nga këta zotërinjtë “gjeneralët” milionerë, prandaj sot edhe po i dënuan edhe po i liruan nuk është që më dhimbsen. Sot këta janë multi milionerë, kurse më parë nuk kanë pasur asgjë para derës, profiterët që pas luftës nuk kanë lanë dy gur pa i lëvizur, kanë vjedhur e plaçkitur”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, UÇK-së, nuk i duhet mbrojtja fare nga “hajnat, kriminelët”.

“Pra, këta nuk kanë lanë të zezë pa bë gjatë dhe pas luftës dhe gjithmonë janë fshehur prapa emblemës së shenjt të UÇK-së edhe pse realisht kurrë në jetën e tyre nuk kanë qenë luftëtarë të luftëtarë të njëmend të lirisë, por kanë qenë luftëtarë të ikjeve epike nëpër hotelet luksoze ndërsa trimëri e kanë pas për vjedhjen e fondeve të luftës, spiunimin dhe vrasjen e komandantëve të UÇK-së, përçarës të rezistencës dhe profitera të luftës dhe lirisë”, shton ai.

“Lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë luftë e pastër si loti dhe duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. UÇK nuk ka bërë krime të luftës aty s’ka dilemë, por gabimet tonat janë që përfundojnë edhe raste të pakta edhe me vrasje por janë raste individuale me përgjegjësi individuale”, pohon ai.

Miftari deklaron se, Gjykata Speciale është e padrejtë dhe selektive pasi amniston kriminelin e Ballkanit pra, amniston shtetin serb.

“Kjo gjykatë e padrejtë u sjell nga BE duke dashur ta joshin shtetin serb në BE që ta mbajnë larg Rusisë, kjo gjykatë u sjell pasi në Kosova nuk bëmë vet një shtet juridik ku do sundonte ligji dhe vetëm ligji ku çdo vrasje e pajustifikueshme e kujtdo qoftë shqiptarit apo e serbit apo e kushdo qoftë do ndjekej dhe do gjykohej pa mëshirë. Mungesa e një gjykate speciale për krime lufte na ka kushtuar shumë dhe Hashim Thaçi dhe kompania rreth tij mbajnë barrën kryesore për dështimin e shtetit tonë, dështimin e ligjit e gjyqtarëve të Kosovës edhe kontrabandimin, edhe votimit për këtë gjykatë ka vulën e Thaçit”, ka thënë Miftari.

Ai thekson se, ka krime të kryera nga individë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ata përfaqësojnë UÇK-në dhe ta njollosin atë me krimet e tyre.

“Kosova nga pas lufta sundohet nga krimi i organizuar politik. Këta njerëz që e kanë kthyer mbrapsht vendin tonë sot, e ia kanë humb shpresën vendit tonë vendin e kanë në gjykata dhe nëpër burgje por në gjykata dhe burgje të Kosovës që fatkeqësisht sot nuk i kem të lira pasi shteti- drejtësia është e kapur nga milionerët e krimit të organizuar që disa janë ish komandantë të luftës si nga Llapi, Drenica, Dukagjini e nga tërë Kosova dhe meritojnë burg, por jo nga prokurorët e huaj po ashtu të korruptuar politikisht që qëllimin e kanë vetëm ta dëmtojnë shtetin e Kosovës, ekzistencën e shtetit tonë. Pasi dihet shumë mirë e din edhe ndërkombëtarët se krimet e mundshme të UÇK janë minimale dhe fëmijërore nëse i krahasojmë me krimet, vrasjet, dhunimet, djegiet, humbja e kufomave shqiptare, pastrimi etnik i Kosovës i bërë nga shteti Serb, ushtrisë, policisë, njësive paramilitare, dhe shërbimit sekret Serb kundër shqiptarëve autokton. Prandaj, kjo gjykatë është antishqiptare selektive dhe jo e drejt, por fajin e kemi vet se kemi kriminel që e udhëheqin shtetin nga pas lufta gjer sot”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat