Frika e PDK-së nga Qeveria Kurti – kjo është arsyeja

Politika

Frika e PDK-së nga Qeveria Kurti – kjo është arsyeja

Nga: N.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:00
Albin Kurti

Votimi i madh i Lëvizjes Vetëvendosje me 14 shkurt, ishte dënim për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu po vlerëson analisti politik, Faton Mehmeti i cili shton se, Lëvizja Vetëvendosje, do ta formoj Qeverinë pa ndonjë koalicion me këto parti.

Sipas tij, kjo do t’i humbiste elektorat VV.

Image
Faton Mehmeti

“Qytetarët e Kosovës në masë të madhe e kanë votuar Vetëvendosjen për ndryshim, dhe në të njëjtën kohë duke dënuar PDK dhe LDK. Nëse VV bën koalicion me këtë dy parti, besoj se do të humb shumë elektorat, edhe pse një koalicion i tillë do të ishte garanci për mandatin 4 vjeçar”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të bëj koalicion me këto dy parti, por as me AAK.

“Frika e madhe për ndëshkim nga ana e qeverisë së re, të atyre që kanë afera korruptive, më shumë janë brenda PDK”, pohon Mehmeti. Ai shton se, PDK është çerdhja e korrupsionit, e të tillë ka edhe në partitë të tjera, e të cilat duhet të spastrohen nga të tillët. “Besoj shumë se VV do të bëj disa reforma, e të cilat do i ndëshkojnë pikërisht ata që janë të zhytur në krim dhe korrupsion. Nëse nuk e bënë këtë gjë Vetëvendosje do të humb shumë elektorat, dhe mbështetjen e madhe që aktualisht e ka”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat