Nuk janë të vetme LDK dhe PDK, profesori zbulon partinë që rrezikon ndarjen

Politika

Nuk janë të vetme LDK dhe PDK, profesori zbulon partinë që rrezikon ndarjen

Nga: M.H Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë arritur të sjellin shumë ndryshime në partitët politike.

Pas rezultatëtve të zgjedhjeve fituese doli të jetë LVV-ja, pas saj ishte PDK-ja, mirëpo ajo që pësoi rënie ishte LDK-ja.

Këto “goditje” që I pësuan partitë politike arritën që të destabilizojnë partinë Brenda duke arritur të krijojnë edhe një përçarje të cilen nuk e kishin menduar që do t’ua sjellin rezultatet e 14 shkurtit.

Ajo që së pari patë këtë përçarje ishte LDK-ja për të pësuar më pas edhe PDK-ja.

Nga LDK-ja dha dorëheqje Isa Mustafa ndërsa nga PDK ishte kryetari I komunës së Skënderajit Ramiz Lladrovci I cili kërkoi dorëheqjen e secilit kryetar të degës ku PDK ka pësuar humbje të elektoratit apo dobësim të ndjeshëm.

Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Profesori thotë që çdo parti e cila ka humbur nga zgjedhjet e 14 shkurtit del të jetë e rrezikuar nga një destabilizim Brenda partisë. Ashtu sikur LDK e PDK edhe AAK, rrezikohet mirëpo ajo e cila e mbanë më stabile AAK-në, është që Haradinaj gjendet Brenda partisë.

Mirëpo ndarjet varen edhe nga udhëheqja e partisë, nga ajo përcaktohen dhe dalin ndarjet. nëse udhëheqja e menaxhon si duhet gjendjën nuk ka ndarje, thotë Kelmendi më tej.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çdo parti që ka dalur nga zgjedhjet e 14 shkurtit me humbje e rrezikonë një ndarje në mes grupëve që ekzistojnë brenda partive. Si LDK, ashtu edhe PDK e madhe edhe AAK, ndonëse tek kjo kemi një stabilitet sepse z Haradinaj është në parti. PDK dhe LDK gjenden në pozita të rënda, ato kërcënohen me ndarjen dy e më shumë grupime. Mirëpo ndarjet varen edhe nga udhëheqja e partisë. Nga ajo përcaktohen dhe dalin ndarjet. Nëse udhëheqja e menaxhon si duhet gjendjën nuk ka ndarje. Kjo dmth se udhëheqja duhet të jap shembull për situatën e partisë”, u shpreh Kelmendi.

Profesori përmend disa pika të cilat vuajnë partitë politike, duke filluar nga puna aspak frytdhënëse, pastaj nga mos ofrimi adekuat I zgjedhjeve për problemet që kemi, nga koha e gjatë në pushtet, nga dobësitë në zgjedhjen e kuadrit udhëheqës të partisë dhe nga mosrinimii partisë.

Kelmendi thotë që në PDK është një udhëheqje aspak komfortabil me votuesit e vetë, duke shtuar profesori që Enver Hoxhaj nuk është për vendin e tillë këtë parti.

Ndërsa për Mustafën Kelmendi thotë që për ndo kund tjetër do të ishte adekuatë mirëpo për LDK-në jo.

Partitë duhet të lirohet nga kuadrit aktual. Këtej duhet edhe të rishikohen programet partiake dhe të bëhen ato atraktive, shton më tej Kelmendi.

“Udhëheqja duhet të reflekton dhe të lëshojë rrugë në drejtim të shërimit të partisë. Partitë e tilla vujnë nga disa çështje: 1. Nga puna aspak frytdhënëse e tyre në vitet që ike, 2. Nga mos ofrimi i zgjedhjëve adekuate për probleme që i ka Republika. 3. Nga koha e gjatë në pushtet dhe nga mossukseset e tyre të treguar në udhëheqje, 4. Nga dobësitë në zgjedhjen e kuadrit udhëheqës të partisë dhe 5. Nga mosrinimii partisë. Çështjet e tilla janë tek të gjitha partitë që humbën votues deri në 50%. Nuk ka mundsi arsyetimi në asnjë formë e mënyrë humbja në zgjedhje. I dorëhequri mund të deklaroi ec të deklaroi por ai mbanë përgjegjësi. Në PDK është një udhëheqje aspak komfortabil me votuesit e vetë. Enver Hoxhaj nuk është për vendin e tillë këtë parti. Edhe Isa Mustafa nuk ishte dhe as Isat tjerë nuk janë adekuatë në LDK. Ata janë të mirë për dikund tjetër, por jo në udhëheqje të LDK-së. Së këndejmi kërkohen reflektim. Ato duhet të jenë të gjithanshëm. Partitë duhet të lirohen nga kuadrot aktual. Këtej duhet edhe të rishikohen programet partiake dhe të bëhen ato atraktive për masat e gjera në vend. Moskapja e këtyre çështjëve dërgon partinë në ndarje”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat