LDK duhet të bëjë identifikimin e vlerave të saj

Politika

LDK duhet të bëjë identifikimin e vlerave të saj

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:23
LDK

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë duhet të bëjë LDK-ja në mënyrë që të mos pasoja në zgjedhjet lokale.

“Nëse LDK, pa humbur kohë nuk e thërret  Kuvendin për të shkarkuar kryesinë e saj dhe nuk zgjedh kryesinë e re. Nuk fillon nga baza për të zgjedhur strukturën organizative dhe udhëheqëse të saj. Nuk e bënë identifikimin dhe sistemimin e vlerave kombëtare dhe demokratike në parti në zgjedhjet lokale do të pësojë përfundimisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka treguar se kur kanë filluar sinjalet për fundosjen e LDK-së.

“Sinjalet fundosjes të kësaj partie kanë filluar që nga ardhja e Fatmir Sejdiut në krye të kësaj  partie dhe ka vazhduar pa shpresë gjatë udhëheqjes së Isa Mustafes dhe garniturës së vet që nuk ishte fare udhëheqje demokratike por pazare të pa dhimbshme në dëme të LDK dhe Kosovës”, ka deklaruar Maraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat