“Vuçiqi nuk mund të bëjë më kompromis “Thaçian”, për çfarë e paralajmëron analisti

Politika

“Vuçiqi nuk mund të bëjë më kompromis “Thaçian”, për çfarë e paralajmëron analisti

Nga: M.H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Shteti i Kosovës dhe i Serbisë po vazhdojnë të “sulmojnë” njëra tjetrën në distancë e me fjalë.

Ishte kreu i VV-së, Albin Kurti ai i cili ditë më parë dha një i cili tha se do të riformatojë bisedimet me Serbinë për t’i vënë të dyja palët në një pozicion të barabartë.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të zhvillohet thjeshtë për të shpëtuar imazhin e këtij apo atij politikani. Politikanët janë thuajse asgjë, ata janë përfaqësues të diçkaje tjetër, jo të vetvetes por të popullit. Populli duhet të jetë përfituesi dhe unë kam frikë se Beogradi e ka vendosur Kosovën përballë shumë kërkesave, nga të cilat njerëzit e Kosovës, përfshirë serbët, nuk përfitonin asgjë. Por përfitonte Serbia si një shtet që do të kompensohet për humbjet e shkaktuara nga regjimi i Millosheviçi”, deklaroi Kurti ditë më parë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë, Vuçiqi i cili u shpreh që dialogu me Kosovën është një nga gjërat më të rëndësishme.

“Ju nuk keni një përgjigje adekuate, unë shoh se situata jonë e brendshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti, i cili foli për atë se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini të vazhdojnë, të gjithë janë të fortë Ne do t’i lëmë të shkojnë, le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”, u tha Vuçiq

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti për “Bota sot”, u shpreh që Vuçiq ka shumë arsye për t’u brengosur kjo për shkak se ai është i zgjuar ta kuptoj që nuk do të ketë kompromise me Kurtin e Osmanin të tipit “Thaçian”.

Image
Faton Mehmeti

“Vuçiqi ka shumë arsye për t'u brengosur, andaj edhe është i shqetësuar. Pavarësisht se mundohet ta kamuflojë shqetësimin e tij me ironi, Vuçiqi është aq i zgjuar sa për ta kuptuar se me Albinin dhe Vjosën s’ka kompromise të tipit “Thaçian”, u shpreh Mehmeti.

Gjithashtu analisti thotë që Vuçiqin e ka kapluar frika edhe për faktin që në krye të SHBA-së, gjendet Biden, e pastaj edhe Kurti me Vjosën.

Besoj se Serbia si kurrë më parë do jetë në rolin e agresorit përballë Kosovës, shton më tej analisti.

“E ka kapluar frika edhe me ardhjen e z. Biden në SHBA, pastaj ardhja e Albinit dhe Vjosës, tre persona me të cilët s’mund të bëjë pazare, si dikur. Besoj se Serbia si kurrë më parë do jetë në rolin e agresorit përballë Kosovës, me Vuçiqin që po i rritet presioni çdo ditë e më shumë. Vuçiqi është në hall me Albinin dhe Vjosën”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat