Zhvillimet dramatike në LDK, profesori shuan shpresat e rikthimit të Vjosa Osmanit – ka disa fjalë për Shalën, Abdixhikun e Qunin

Politika

Zhvillimet dramatike në LDK, profesori shuan shpresat e rikthimit të Vjosa Osmanit – ka disa fjalë për Shalën, Abdixhikun e Qunin

Nga: A.Z Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:17
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që brenda 60 ditëve të rizgjedh kryetarin dhe kryesinë e partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe thirrjes së Kuvendit të LDK-së për rilegjitim të strukturave drejtuese.

Për zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në LDK, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se LDK-së i ka mbetur vetëm të marrë veten me rizgjedhjen e strukturave të reja dhe se fitoria e Vjosa Osmanit elimioni kryesinë e LDK-së me dorëheqjen e Mustafës dhe të të tjerëve.

“Pas shumë levizjeve politike të gabuara parazgjedhore e pas dështimit të zgjedhjeve parlamentare, LDK-së si ka mbetur gjë tjetër përveç që ta marrë veten me rizgjedhjen e strukturave të reja e të autoritetshme drejtuese. Nëse Isa Mustafa e Agim Veliu për shkak principeve të forta politike larguan, eliminuan e përjashtuan Vjosa Osmanin nga LDK-ja, dhe ja pas zgjedhjeve parlamentare ndodhi e kundërta, fitorja e Vjosa Osmanit, eliminoi tërë kryesinë Qendrore të LDK-së me dorëheqje totale të anëtarëve që nga Isa Mustafa, Lutfi Hazirit, Agim Veliut e teposhtë”, tha ai.

Më tej Mehazi ka theksuar se dorëheqja e Mustafës ka qenë e pritur por e rëndësishme është se kush do ta marr timonin e kësaj partie.

Ndërsa, lidhur me atë se a mund të bëhet Vjosa Osmani përsëri kryetare e LDK-së, Mehazi ka thënë se principet e saj politike nuk e lejojnë të kthehet, kështu që ajo është larguar përgjithmonë.

“Nuk është e rëndësishme dorëheqja e Isa Mustafës sepse kjo është pritur, e vlefshme është se cili është ai person që do ta merr timonin të kësaj partie? Edhe ata më të autoritetshmit e mbetur të LDK-së sikurse që janë: Abdixhiku, Quni e Shala nuk e kanë atë forcën e fuqishme politike të Vjosa Osmanit të pëjashtuar nga kjo parti. Se a duhet të kthehet e të bëhet Vjosa Osmani kryetare e LDK-së?, është shumë vështirë të rikthehet Osmani në ish-partinë e saj, jo për diç tjetër, po karrakteri dhe principet e saja të hekurta politike nuk e lojojnë të kthehet përsëri në LDK. Mendojmë se Vjosa Osmani njëherë e përgjithmonë është ndarë e larguar nga LDK-ja, për te kthim prapa s'ka”, shtoi ai.

Tutje është shprehur se Osmani fizikisht ka qenë larg LDK-së, por politiksht brenda saj gjë që vërehet edhe nga fakti që nuk e larguan edhe nga posti i Kryetares së Parlamentit.

Sipas Mehazit, është e mundshme se kryesia e re e LDK-së të bëj koalicion me LVV-në, që Vjosa të bëhet presidente por jo kryetare e LDK-së.

“Megjithatë politika e bën të pamundshmen të mundshme, të pa saktën të saktë e armikun mik?! Po qe se bëjmë një qasje më të thellë të lojërave politike të LDK-së me Vjosa Osmanin, do vërejmë se Osmani fizikisht ka qenë larg LDK-së, po politikisht e juridikisht brenda LDK-së. Këtë mund ta zbulojmë me anë të pyetjes? Se nëse LDK-ja e përjashtoi Vjosa Osmanin nga partia, pse nuk e larguan edhe nga posti i Kryetares së Parlamentit? sa që Osmanin e lanë të bëhet edhe presidente e Kosovës? Po, është e mundshme që kryesia e re e LDK-së të koalicionojë me LVV-në që Vjosa Osmani të bëhet Presidente e Kosovës e kurrsesi kryetare e LDK-së, si kryetar të mundshëm të LDK-së mund të jenë miqtë e Vjosës, Abdixhiku apo Quni”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat