Publikoi Dosjet e UNMIK-ut për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së, Baton Haxhiut i vjen “goditja” e fortë, Mehmeti zbulon qëllimin – kjo është tentativa e tij

Politika

Publikoi Dosjet e UNMIK-ut për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së, Baton Haxhiut i vjen “goditja” e fortë, Mehmeti zbulon qëllimin – kjo është tentativa e tij

Nga: N.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari Baton Haxhiu, i cili njihet shumë i afërt me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, PDK-në dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në portalin e tij, ka publikuar disa dosje të UNMIK-ut.

Këto dosje të UNMIK-ut, kanë të bëjnë me vrasësit dhe urdhërdhënësit e veprimtarëve të lartë të LDK-së.

Aty janë cekur emrat e atyre që sipas dosjeve kanë “gisht” në vrasjen e veprimtarëve të LDK-së.

Pas këtyre dosjeve që u publikuan, kanë reaguar zyrtarë të LDK-së, familjarët e viktimave por edhe personat që u krye atentati ndaj tyre, por që fatmirësisht mbijetuan dhe sot janë gjallë.

Reagime pati edhe nga analistët politik dhe shoqëria civile.

Image
Faton Mehmeti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti për publikimin e këtyre dosjeve thotë se, Baton Haxhiu po mundohet të godas Lëvizjen Vetëvendosje, pasi aty në dosje, përmendet një ish-deputet i LVV-së.

Ai shton se Haxhiu po mundohet edhe të përçajë Vjosa Osmanin me Vetëvendosjen.

“Me këto publikime Baton Haxhiu po mundohet të godas Vetëvendosjen, duke qenë se në atë Dosje supozohet të jetë një anëtar i VV si pjesë e vrasjeve. Andaj, tentativa e Batonit është të godas Vetëvendosjen dhe të fut përçarje mes Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosjen”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, këto dosje po përdoren politikisht edhe pse do të duhet të ishte ndryshe.

“Batoni këto Dosje nuk i publikoi kur ishte Hashim Thaçi në pushtet, mjafton kjo për të kuptuar kush dhe me çfarë qëllimi përdorën. Duan destabilizim të gjendjes, që qeveria në ardhje mos të ketë mundësi të luftoj korrupsionin, mirëpo të merret me gjëra me të cilat duhet të merret Gjykata Speciale”, thotë Mehmeti.

Ndryshe. Një person i cili përmendet në këto dosje, është ish-deputet i Kosovës, dhe momentalisht i arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat