Flet ish-këshilltari i Albin Kurtit: Ja kur formohet Qeveria Kurti 2, çfarë thotë për Vjosa Osmanin?

Politika

Flet ish-këshilltari i Albin Kurtit: Ja kur formohet Qeveria Kurti 2, çfarë thotë për Vjosa Osmanin?

Nga: N.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Albin Kurti

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali, ka folur për krijimin e Qeverisë së re dhe votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Tali në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, formimi i Qeverisë do të bëhet menjëherë pasi të certifikohen zgjedhjet. Ai thotë se Qeveria Kurti 2, nuk do të ketë nevojë për koalicione me partitë tjera.

"Sipas numrimit të deritashëm të votave (përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të "rojave të mjegullës" për t'i shpallur të pavlefshme ato) del se LV-ja nuk do të ketë nevojë për koalicion me partitë tjera. Andaj edhe "Qeveria Kurti 2" do të formohet menjëherë pasi që zgjedhjet të certifikohen”, thotë Tali.

Ish-deputeti i Kosovës, tregon edhe mënyrën se si do të bëhet Vjosa Osmani presidente e Kosovës. Sipas tij, mund të pajtohet edhe opozita që Osmani është kandidatja më serioze për atë post.

“Sa i përket votimit të znj. Osmani për Presidente presim të ketë obstruksione të ndryshme, por në fund do të mbizotërojë arsyeja edhe te opozitarët dhe do të pajtohen se hëpërhë znj. Osmani është kandidatja ma serioze për atë post dhe nuk do të na humbasin edhe më tutje kohë pa nevojë për faktin se kemi shumë për të bërë. Edhe kështu siç jemi, jemi shumë vonë”, përfundon Driton Tali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat