“Nga dialogu varet cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë”, analisti tregon qëllimin dashakeqë të kësaj deklarate

Politika

“Nga dialogu varet cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë”, analisti tregon qëllimin dashakeqë të kësaj deklarate

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se “Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”.

Ajo ka deklaruar kështu teksa ka komentuar deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës Albin Kurtit, se dialogu do të jetë prioritet i gjashtë ose i shtatë.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Serbia investon në ketë drejtim, që Kosova të mbetet peng e dialogut në mënyrë që ta ketë më të lehtë sabotimin e shtetësisë së Kosovës.

“Për mendimin tim, problemi i pazgjidhur me Serbinë, e mbanë Kosovën në "status quo", e cila ndikon në stagnim dhe regres në të gjitha proceset. Serbia, investon në ketë drejtim, që Kosova të mbetet peng e dialogut në mënyrë që ta ketë me të lehtë sabotimin e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, Bërnabiq kur flet për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh a janë ata shqiptarë apo serb, nuk është e sinqertë.

Znj. Bernabic kur flet për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh a janë ata shqiptarë apo serb, nuk është e sinqertë, sepse Serbia e përdor konfliktin e ngrirë me Kosovën ashtu siç i përdor edhe qytetarët serb për interesa të brendshme, si dhe me qëllim sabotimin e shtetësisë së Kosovës.
Në anën tjetër, edhe z. Kurti, këto deklarata i bën sa për konsum të brendshëm, sepse agjendën e dialogut e përcaktojnë BE dhe SHBA dhe nuk ua pyesin fort letrat as Kurtit e as Bernabiqit”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat