Përplasjet e partive të komuniteteve joshumicë, juristi tregon se si ndikojnë në themelimin e qeverisë

Politika

Përplasjet e partive të komuniteteve joshumicë, juristi tregon se si ndikojnë në themelimin e qeverisë

Nga: A.Morina Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit kane nxitur reagime dhe përplasje në mes subjekteve të komuniteteve joshumicë.

Votat nga komunat e banuara me shumicë serbe, të cilat i kanë fituar dy subjektet politike boshnjake, Komuniteti i Bashkuar - Adrijana Hoxhiq dhe Koalicioni Vakat, janë arsyeja që dy subjektet tjera boshnjake, Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Re Demokratike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan "Bota sot".

Kështu ka bërë të ditur Duda Bale nga Unioni Socialdemokrat dhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike. Për më shumë, sipas tyre, në rast se ankesat në PZAP nuk do të marrin përgjigje, sipas tyre, të merituar, ankesat do të bëhen më pas në Gjykatën Supreme, por edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se këto konflikte mes partive të komuniteteve jo shumicë mund të ndikojnë në formimin e institucioneve dhe Qeverisë së Kosovës.

“Po mund të ndikojnë, problemi është se tash apetitet rriten për të pas ministri më shumë për komunitetet pakicë, kur dihet se janë çelës për themelimin e qeverisë, ndaj kushtet rriten nga pakicat”, deklaroi Burjani.

Juristi tha se komunitetet pakicë në të ardhmen do të kenë përgjegjësi dhe ndikim të madh nëse do të rrëzohet qeveria në të ardhmen.

"Për të pas poste ministrore rriten kërkesat dhe kjo bën që komunitetet pakicë në të ardhmen të kenë role qendror, në fund të fundit komunitetet pakicë kanë përgjegjësi të madhe dhe role se a do të rrëzohet qeveria në të ardhmen me shpejtë apo më ngadalë", përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat