Juristi: Task Froca e shuar nga Hoti s’kishe asnjë efekt, ja çfarë pret nga Kurti

Politika

Juristi: Task Froca e shuar nga Hoti s’kishe asnjë efekt, ja çfarë pret nga Kurti

Nga: N.SH Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:32
Foto Ilustrim, Avdullah Hoti, Albin Kurti

Task Forca kundër korrupsion e cila është shuajt nga qeveria Hoti, pritet që nga qeveria në ardhje e Albin Kurtit të riaktivizohet përsëri.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë që qeverisja e tij do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe do të ua konfiskoj pasurinë gjithë atyre që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme.

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani thotë se, nëse themelohet Task Forca përsëri duhet të raportohet saktë dhe drejt, si dhe duhet punuar për rezultate e jo për formalitet.

“Task Forca nuk është për vepra penale të rëndomta, por për vepra penale që vijnë nga krimi politik. Nëse ka rezultat brenda një viti, atëherë duhet të raportohet saktë dhe drejt, dhe pas katër viteve të shënohet një progres që është i lehtë për të konstatuar luftën kundër korrupsionit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani thotë se, Task Forcë për formalitet nuk ka nevojë të ketë sikurse deri më tash.

“Edhe pse ishte shuar ajo Task Forcë, nuk kishte pasur ndonjë rezultat të lartë, as për të thënë me një konstatim se kaq persona u ndëshkuan të ndërlidhur me kriminalitet politik, apo me kriminalitet tjetër. Pra nuk duhet bërë gjëra formale por thelbësore që ndryshojnë gjendjen në Kosovë”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat