Pas skandalit me hartën e Kosovës, profesori kujton deklaratën e Lajçakut, ka edhe këtë kërkesë

Politika

Pas skandalit me hartën e Kosovës, profesori kujton deklaratën e Lajçakut, ka edhe këtë kërkesë

Nga: M.H Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:09
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u shfaq në një intervistë, ku prapa tij kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Kjo ngjarje ngjalli reagime të mëdha në vendin tonë, duke kritikuar këtë veprim.

Në lidhje me këtë profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që BE ka gabuar që ka emëruar dy emisarët siç janë Borell dhe Lajçak për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij të dy vinë nga dy shtete që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duke kujtuar edhe një deklaratë që Lajçak kishte thënë se nuk do e njoh Kosovën si shtet, përcjell “Bota sot”.

Kelmendi më tej shton që Lajçak në çdo rast kur i jpet mundësia ai deklaron kompromisin që duhet të bëjë Kosova, duke shkuar me deklarata deri atje saqë kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për interesat serbe.

Image
Muhamet Kelmendi

“BE ka gabuar rëndë që ka përcaktuar dy armiqë të Republikës së Kosovës për udhëheqjen dialogut Kosovë-Serbi. Vetë ky fakt, pse Borell dhe Lajçak janë kundër shtetit të Kosovës, tregon së dialogimi pa SHBA-të nuk do të ketë kurrë sukses. Miroslav Lajçak vjen nga një shtet, respektivisht nga Sllovakia, që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Në Sllovaki ishte edhe Ministër i Punëve të Jashtme. Që në atë kohë pati qenë Lajçak kundër Republikës së Kosovës dhe pati deklaruar: "Sllovakia nuk e njeh shtetin pavarur të Kosovës (...).Raportet zgjidhen vetëm me marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës". Këtë mendim Miroslav Lajçak as tash nuk e ka ndërruar. Jo vetëm harta, por edhe deklaratat e këtij sllavi - ortodos janë kundër pavarësisë së Kosovës. Në çdo rast kur i jepet mundësia ai deklaron kompromisin që duhet të bëjë Kosova. Shkon me deklarata deri atje saqë kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për interesat serbe”, u shpreh Kelmendi.

Profesori tutje flet për Lajçakun duke thënë që derisa ai ka qenë në Sllovaki ka vepruar në emër të këtij shteti tash me ato ide po vepron në Serbi.

Kelmendi vazhdon bisedën duke folur për Borell duke thënë që ka mbështetur interesat e Spanjës dhe ato kanë qenë të rrezikshme për Kosovën.

“E keqja e madhe këtu është se tash vepron në emër të UE-së. Derisa ishte në Sllovaki vepronte vetëm në emër të këtij shteti. Dhe, këtej mbështetej kryesisht në raportet gjoja vëllazërore e ortodokse me shtetin serb. Tash me këto ide po vepron në Bruksel dhe në krahë të vetin të fortë e ka komisarin e UE, Borell. Ky është një tjetër kundërshtar i Republikës. Derisa i pari, Lajçak mbështetet në intetesat sllavomadhe, Borell kryesishtë mbështetet në interesat e ngushta spanjollomadhe mbi popullin heroik bask. Edhe Borell në Spanjë u tregua armikë i Republikës që të dytë janë shumë të rrezikshëm për Republikën e Kosovës”, nënvizoi Kelmendi.

Më tej, profesori përmend dy rrugë që duhet ndjekur, Qeveria që vjen dhe Kuvendi kërkohet qartë dhe prerë të deklarohen dhe të ndërprejnë dialogimin nën mbikëqyerjen e tandemit Borell -Lajçak. Nëse kjo nuk zgjidhet si rrugë të kërkon: Të vazhdohet dialogimi po nën mbikëqyerjen e SHBA-ve dhe duke qëndruar të patundur në çështjet që e qojnë përpara Kosovën.

“Këtu mendoj në dy rrugë që duhet ndjekur, Qeveria që vjen dhe Kuvendi kërkohet qartë dhe prerë të deklarohen dhe të ndërprejnë dialogimin nën mbikëqyerjen e tandemit Borell -Lajçak. Nëse kjo nuk zgjidhet si rrugë të kërkon: Të vazhdohet dialogimi po nën mbikëqyerjen e SHBA-ve dhe duke qëndruar të patundur në çështjet që e qojnë përpara Kosovën”, thotë profesori.

Në fund, Kelmendi përmend katër çështje që duhet të merren qeveria, duke filluar me njohjen e Kosovës nga Serbia, të krijohet një Gjykatë Specilae që dënon veprat e Serbisë, dëmshpërblim për dëmet e krijuar për Kosovëb dhe dhënien urgjente të varrëve massive të shqiptarëve.

Sipas profesorit Kosova s'ka forcë ushtarake por ka dhe duhet të tregoj forcë politike në qëndrime. Me këtë ndalet çdo veprim kundër Kosovës nga Lajçaket e Borelat.

“Këtu mendoj: a. Në njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës nga Serbia b. Në përgjegjesisë penale të shtetit serb dhe në ndërtimin e një Gjykate Speciale për Serbinë, c. Në dëmshpërblimin e dëmit të krijuar në Kosovë, d. Në dhënien urgjente vendëve ku gjendet varret masive me shqiptarë etj. Këto janë katër çështjet që duhet Kosova t’i ketë si prioritet në dialogim me shtetin serb. Fare nuk kanë rëndësi çështjet tjera kundruall këtyre. Në fund të fundit kjo del edhe nga marrëveshjet e bëra deri më sot të cilat nuk janë zbatuar kurrë nga Serbia. Shteti serb njeh vetëm vendosmërinë në politik që përcjellet me forcë. Kosova s'ka forcë ushtarake por ka dhe duhet të tregoj forcë politike në qëndrime. Me këtë ndalet çdo veprim kundër Kosovës nga Lajçaket e Borelat. Rrugë tjetër nuk ka”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat