Posti i presidentit të vendit, analisti: ‘Çelësi’ i presidentit në duart e Kurtit e Osmanit

Politika

Posti i presidentit të vendit, analisti: ‘Çelësi’ i presidentit në duart e Kurtit e Osmanit

Nga: A.Z Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:39
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës.

Osmani ka folur edhe për mundësinë që Murat Jashari të jetë njëri nga kandidatët për postin e presidentit.

“Jeni duke me bërë pyetje për Vetëvendosje. Ne jemi marrë vesh që do të shkojmë me këtë kandidaturë. Plani A deri në ZH është kështu. Vullneti i qytetarëve është i pastër si kristali dhe është dëshmuar me 14 shkurt”, ka thënë Osmani

Kështu analisti, Leon Duahanj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Osmani ka të drejtë legjitime të jetë kandidate për pozitën e presidentes.

Ndërsa lidhur me Jasharin, Duhanaj thotë se pasi që Kurti dhe LVV-ja e kanë përmendur Jasharin për këtë pozitë dhe tani të heqin dorë nga kjo nuk do të ishte e ndershme për ta.

“Për mendimin tim, znj. Osmani duke qenë se e ka deklaruar si qëllim politik edhe në marrëveshje të koalicionit, apo sido që do mund të quhej ajo me Albin Kurtin dhe LVV-në, ka të drejtë legjitime të jetë kandidate për pozitën e Presidentës së vëndit. Në anën tjetër, Kurti dhe LVV-ja, duke qenë se kohë më parë e kanë propozuar Murat Jasharin për ketë pozitë, për të heqë dorë me pastaj, konsideroj që nuk ka qenë e ndershme nga ana e tyre. Në anën tjetër, nëse znj. Osmani ka pretendime për të bërë karrierë partiake dhe parlamentare, atëherë nuk e di si do të arrijë ta koordinojë ketë punë nga posti i Presidentës”, tha ai.

Sipas tij, në rast se Osmani heq dorë nga kandidatura për poziten e Presidentës, ajo do të mbetej besnike si ndaj interesave të veta ashtu edhe përkrahësve të saj.

Sipas tij, Osmani ose Kurti duhet të kërkojnë aleat ose të propozojnë dikë si kompromis.

“Në ketë kontekst, nuk do të befasohesha nëse znj. Osmani heq dorë nga kandidatura për pozitën e Presidentës, për t'i mbetur besnike qoftë interesave të veta për karrierë, qoftë përkrahësve të vetë partiak dhe elektoral. Në një variant të tillë, ndoshta edhe propozimi për dikënd tjetër në ketë rast për z Jashari, do të mund të vinte nga vetë znj. Osmani. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët dhe javët në vijim se si do të rrjedhin gjërat, për ç'gjë mendoj që çelësi është në duart e znj. Osmani dhe z. Kurti të cilët ose duhet të kërkojnë aleat, ose të propozojnë dikënd si kompromis”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat