Ish-themeluesi i UÇK-së dhe kandidati i VV-së për deputet e “zbulon” se kur formohet Qeveria Kurti – kështu do të sillet në qeverisje

Politika

Ish-themeluesi i UÇK-së dhe kandidati i VV-së për deputet e “zbulon” se kur formohet Qeveria Kurti – kështu do të sillet në qeverisje

Nga: N. H Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:02
Albin Kurti

Fitore rekorde me numër të votave, dhe me përqindje, që asnjë subjekt politik më parë nuk ka arritur në Kosovë, ka shënuar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet Parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese, e madje duke e përmbysur rezultatin në shumicën e komunave të Kosovës. Kjo parti, tashmë është e para në shumicën prej komunave në Kosovë.

E, pas fitores së madhe të shënuar më 14 shkurt, së shpejti pritet edhe krijimi i institucioneve të vendin. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij subjekti politik.

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, njëherit veprimtar i çështjes kombëtare, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve.

Veprimtari i kamotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje do të sillet ndershëm para qytetarëve.

Image
Gani Krasniqi

“Më të përfunduar numërimi i votave nga KQZ-ja dhe certifikimi i tyre, Kuvendi i Kosovës do të filloj papritur e me padurim, me formimin e organeve shtetërore. Për këtë, populli dha verdiktin. Lëvizja Vetëvendosje do të sillet ndershëm e përkushtueshëm, përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, tamam ashtu siç u soll në 51 ditshin e para dy vjetëve”, ka deklaruar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Gani Krasniqi ka qenë ish i burgosur politik, komandant i UÇK-së në Malishevë gjatë luftës dhe është babai i dëshmorit, Labinot Krasniqi.

Ai është i angazhuar politikisht edhe në Lëvizjen Vetëvendosje tash disa vite. Më parë ai ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës.

Krasniqi është njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale.

Ish-themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë intervistë për “Bota sot”, ka treguar pse partia e tij pati rritje të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, për mundësinë që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë Kurti 2, dhe shumë çështje të tjera me interes.

(Intervistën e plotë me Gani Krasniqin, mund ta lexoni nesër në versionin online të gazetës “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat