Profesori nga Amerika: Vetëm ky person brenda LDK-së ia zgërdhinë dhëmbët Isa Mustafës sikurse Thaçit e Veselit

Politika

Profesori nga Amerika: Vetëm ky person brenda LDK-së ia zgërdhinë dhëmbët Isa Mustafës sikurse Thaçit e Veselit

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:43
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pësuar debakël.

LDK-ja u ndëshkua aq shumë në këto zgjedhje sa që shënoi rënien më të madhe në historinë e saj.

Pas këtij rezultatit katastrofë, lideri i saj Isa Mustafa dha dorëheqje.

Profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se, lideri i saj i dështuar dhe antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa e ka mbledhë Kryesinë e saj, jo për të diskutuar për situatën e shkatërrimit të LDK-së nga ana e tij, por për të gjetë ndonjë terapi shëruese.

Sipas tij, ai veç e ka caktuar datën për mbajtjen e Kuvendit të përgjithshëm të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sipas tij, Mustafa është njeri i pabesë që e tradhton anëtarësinë e LDK-së në gjysmë të natës.

“Isa Mustafa nuk i mban qëndrimet dhe premtimet e saj, por ai vazhdon deri në zhdukjen e LDK-së. Ky pra është qëllimi i Mustafës në LDK”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, kjo është qasje plotësisht e gabuar e Kryesisë e përbërë nga servilet dhe varësit e Isa Mustafës, e cila e rrejti opinionin se ka dhënë dorëheqje.

“U kënaqen kur e caktuan 14 marsin 2021 për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm për zgjedhjen e kryetarit të partisë pasi që për këtë Kryesi të gjorë e më shumë të mjerë të kapur nga kryetari i saj. Pra, siç po duket Isa Mustafës ia ka lënë ëmbël data 14 shkurt por e paska caktuar të njëjtën me 14 mars. Prapë, qasje dyfish e gabuar e LDK për të vetmin qellim për ta mbrojt status quon në LDK, sepse sipas kësaj Kryesie te kapur nga kryetari i sajë më zgjedhjen e kryetarit në Kuvendin e Përgjithshëm po marrka fund këndellja dhe rënia e sajë në fund të gërminës. Kjo është strategji Don Kishotiane për të ia marr edhe frymën e fundit LDK, sepse edhe ky Kuvend i tashëm LDK është i zgjedhur nga vetë Isa Mustafa dhe servilet apo pinjollët e tij, që do të thotë se Kuvendi mund të prodhoi një kryetar të ri sipas vullnetit të Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz brenda LDK”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, për të kërkuar zgjedhjen e mjerueshme ne të cilën ka rënë LDK duhet një qasje dhe strategji krejt tjetër, të cilës Isa Mustafa po i ikë, po i frikësohet.

“Zgjedhja e çështjes katastrofë në LDK duhet filluar nga baza e jo nga koka e mykur dhe e qelbësuar e LDK0së në krye me Isa Mustafën”, thotë ai.

“Për të përmirësuar gjendjen kaotike në LDK duhet filluar nga baza, nga anëtarësia nëpër degë të e sajë kudo qe janë. Atje në bazë së pari të shoshitet situata në LDK, të diskutohet se çfarë e solli LDK në këtë gjendje, të nxirën fajtorët pa u trembë emër e mbi emër, anipse fajtori kryesor dihet por edhe nga këto degë duhet ti bëhet më gisht Isa Mustafës. Në nivel të degës por edhe në nivel të komunave duhet që të zgjidhën anëtarët e rinj për Kuvendin e Përgjithshëm, por edhe të jepen propozime edhe për kryetarin e ri. Kjo qasje do të thotë se kryetari i ri i LDK do të zgjidhet në bazë të propozimeve nga baza në Kuvendin e ri të Përgjithshëm e jo në atë të vjetrin siç pretendohet tash. Në Kuvendin e ri duhet të suprimohen të gjitha kandidaturat e ardhura nga tereni dhe në votim të shkohet me shumë kandidat. Votimi duhet të jetë jo sipas nenit famos 50+1 të Isa Mustafës që e favorizonte atë, por që i cili asnjëherë nuk pati guximin të matet me dike tjetër me voto të fshehët e jo siç e zgjidhte vetën Isa Mustafa me aklamacion. Kjo është rruga më e mire për të sanuar gjendjen në LDK, për të zgjedhë kryetarin e ri, e jo sipas porosisë dhe kalkulimeve të Isa Mustafës me servilet e tij, i cili në vend se të turpërohet se si e katandisi LDK, por që sikur LDK ta kishte udhëheqë edhe Rada Trajkoviq nuk do ta shkatërronte LDK më keq se sa Isa Mustafa ai haptas këto ditë deklaroi se të njëjtën gjë do ta bëja përsëri, por tashti i mungon shoku i tij bashkëvepruesi Hashim Thaçi për shkatërrimin e mëtejmë të LDK”, pohon Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, po dëgjohen zëra nga disa zyrtar, por edhe jo zyrtar për mundësinë e rikthimit të disa figurave të njohura në LDK të cilët e kanë lëshuar LDK në kohë të ndryshme.

“Por, a mund të kthehet, bie fjala, Hidajet Hyseni i cili me shokët e tij të fontit Rexhep Qosaj dhe Adem Demaqi dikur deshën ta rrëmbejnë kalanë e LDK nga brenda por që dështuan trupërisht dhe Presidenti Ibrahim Rugova më fshesë i hodhi jashtë si zagar. Por edhe se a mund të kthehen disa figura tjera vërtetë rugoviste siç është, bie fjala, historiani i madh, romansieri, shkrimtari i mbi 100 romaneve, librave dhe historian i madh Jusuf Buxhovi i cili në tërë botën hodhi dritë për të vërtetën e Kosovës duke i rrëzuar tezat dhe mitet fashiste serbe për Kosovën ndër shekuj, prapë them se është e pamundur të kthehet një figure kaq e madhe e kombit që të ballafaqohet me Isa Mustafën. E mos të behët fjalë për rikthimin e Vjosa Osmanit e cila tashti ajo e ka marrë rrugëtimin e vet me Listën “Guxo”. Kthimi i sajë sipas pazarllëqeve të Isa Mustafës do të ishte fatale për Vjosën. Por, prapë së prapë mendoj se zgjedhja e bijës së kombit dhe heroit te kombit Jusuf Grevallës, Donika Gërvalla një bashkëpunëtore e ngushtë me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vërtetë ishte ambasadore e vërtetë në botë duke e luftuar për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por që ky fare matufi Isa Mustafa ia mbylli derën e LDK. Ardhja e sajë në krye të LDK do të ishte e mirë se ardhur dhe do të ishte një mëlmesë shëruese për LDK, por do të ishte edhe fatale për klanin mafioz të Isa Mustafës brenda LDK”, thekson profesori.

Ai shton se, ardhja e ndonjë figure brenda LDK për Kryetar prapë do të ishte fatale për vetë LDK, sepse sipas tij, të gjithë këta të kryesisë e deri ne Këshillin i përgjithshëm janë sejmen dhe vasal të Isa Mustafës.

“Mustafa dëshiron me e lanë pas bishtin e vet. Nuk janë të denjë për kryetar as Kujtim Shala, as Lumir Abdixhiku, por nuk bënë që në krye të LDK të katapultohet Lutfi Haziri, një pro thaçist dhe një proshikist  përbetuar i cili ia çon shlivovices nëpër lokale së bashku me shikistet. Pra, Lutfi Haziri është mikrob shikist i mbjellur brenda LDK. Të gjithë këta që po përmendën si të mundshëm për kryetar të LDK, shtrohet pyetja, ku ishin atëherë kur prej ardhjes së Isa Mustafës me 2010 në krye të LDK e cila filloi të merr teposhtën duke mos e fituar asnjë zgjedhje. Ku ishin këta që po përmenden për kryetar të LDK që nuk e thanë asnjë fjalë kur Isa Mustafa theu disa herë qëndrimet dhe premtimet duke bashkëpunuar me PDK, Hashim Thaçin dhe SHIK-un, ku ishin këta pretendues për kryetarë të LDK që se thanë asnjë fjalë kur vetë Isa Mustafa së bashku Hashim Thaçin dhe Grenellin bënë komplot klasik duke e rrëzuar qeverinë e popullit, ku ishin këta qyqar pretendent për kryetar të LDK kur për pabesinë e Isa Mustafës për mos mbajtjen e qëndrimeve dhe parimeve të partisë, dhe të cilat më ngulim i mbronte e vetme Vjosa Osmani që asnjeri prej tyre nuk i doli në mbrojtje Vjosës të cilën Isa e përjashtoi nga LDK, por e cila me 14 shkurtë 2021 ia ktheu si boomerang duke ia marr më shumë se gjysmën e partisë”, thekson ai.

Sipas tij, brenda LDK-së mund të jetë për kryetar i Anton Quni, një rugovist i përbetuar, një luftëtar dhe komandant i shquar i lirisë, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe edhe ishte disi i rezervuar ndaj Isa Mustafës.

“Por nëse zgjidhet Anton Qunu për Kryetar të LDK që në fillim ai duhet të ia zgërdhij dhembët Isa Mustafës dhe klanit të tij mafioz duke i nxjerrë jashtë si të pa vlerë nga LDK, të veproi ashtu siç patë vepruar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilëve në sallën e Parlamentit u tha haptas se nuk shkoj nga ky Parlament pa iu pa juve në burg. Dhe ata sot janë në burg. Unë nuk e di se edhe Isa Mustafa me klanin e tij a e kanë vendin e tyre në burg kjo është punë e drejtësisë, por e di se nuk duhet të kenë vend më në LDK”, përfundon profesor Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat