Vjen paralajmërimi i fundit për LDK-në, ky është testi që përcakton të ardhmen e saj

Politika

Vjen paralajmërimi i fundit për LDK-në, ky është testi që përcakton të ardhmen e saj

Nga: M.H Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Ditë më par ëish-kreu I LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë një deklaratë në lidhje me korumin për ushtruesen e postit të presidentit, Vjosa Osmani.

Mustafa deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Sipas tij, Osmani nuk është personi i duhur për presidente, ndërsa shtoi se ajo e ka derën hapur për tu kthyer në LDK.

Në lidhje me këtë deklaratë të Mustafës pati reagime duke mos u pajtuar dhe e parë të paarsyshme këtë deklaratë të tij.

Analisti politik, Shemsi Jashari në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Mustafa pasi ka dhënë dorëheqje nuk duhet të jep qëndrime në lidhje me qëndrimet e LDK-së.

Image
Shemsi Jashari

Ai shton që qëndrimi i LDK-së, në lidhje me zgjedhjen e presidentit duhet të shikohet në përspektiven e interesit të vendit dhe LDK-së, si subjekt dhe jo për inate personale.

“Duke qenë se Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i LDK-së, dhe është kryetar në detyrë deri në kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri, mendoj se ai nuk duhet të merr ndonjë qëndrim e as imponim për qëndrimin e LDK-së, në lidhje me prezencën fizike të deputetëve në sallë në momentin kur votohet për presidentin/en. Qëndrimi i LDK-së, në lidhje me zgjedhjen e presidentit duhet të shikohet në përspektiven e interesit të vendit dhe LDK-së, si subjekt dhe jo për inate personale pasi fatura që mund të paguajnë si subjekt mund të jetë e pa përballueshme”, u shpreh Jashari.

Më tej, analisti thekson që subjektet fituese duhet që të negociojnë me opozitën në mnëyrë që të ndërtohet një shumicë parlamentare që nuk varet nga lista Serbe.

Gjithashtu Jashari shton që LDK-ja, ka një test të madh para vetës në zgjedhjet e brendëshme, sjellja e tyre dhe menaxhimi i këtij procesi përcaktojnë të ardhmen e saj.

“Patjetër që subjektet fituese duhet të sillen me respekt dhe të negociojnë me subjektet opozitare kur nuk i kanë numrat, në menyrë që të ndërtohet një shumicë parlamentare që nuk varet nga votat e listës Serbe. LDK-ja, ka një test të madh para vetës në zgjedhjet e brendëshme, sjellja e tyre dhe menaxhimi i këtij procesi përcaktojnë të ardhmën e saj”, përfundoi Jashari për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat