Ish agjenti i SHIK-ut zbulon paraskenat e arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë – ja aksioni i madh që u parandalua

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut zbulon paraskenat e arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë – ja aksioni i madh që u parandalua

Nga: N.Sh. Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:39
Pamje nga aksioni policor

Njëmbëdhjetë persona në rastin “Subvencioni 2021”, janë arrestuar të mërkurën, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Zyrën e Zhvillimit të Bujqësisë të Ministrisë së Bujqësisë dhe në degët e kësaj zyre në disa komuna të vendit.

Nga bastisja që u bë në Prishtinë, Batllavë, Gjilan, Istog e Lipjan, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, sipas disa të dhënave që ai i posedon ky aksion në Ministrinë e Bujqësisë është vetëm tentim për të parandaluar një aksion tjetër matë madh që planifikohej pas formimit të qeverisë së re ku target do të ishin politikanë të nivelit të lartë dhe disa ministra e ish ministra.

Ai thotë se, askush nuk mund ta di se çka është hajnia e madhe me miliona pa u hetuar magjistralet, rrugët rajonale dhe shtrimi i asfaltit.

Pastaj shton se, vjen ndërtimi i urave dhe i shkollave, objekteve shtetërore, ku pos kryetarit të shtetit, kryetarëve të partive politike, ka raste kur janë korruptua edhe zyrtar ndërkombëtar e ndonjë ambasador perëndimor.

“Që 20 vite është bërë një ‘El Dorado’ e korrupsionit dhe krimit të organizuar politik nga lidhja e zyrtarëve shtetëror me krimin, dhe e kanë bërë Kosovën një shtet ku ligji funksionon vetëm kundër disa qytetarëve të varfër dhe qytetareve të pa krah, kurse kur vjen puna te kriminelët e nivelit të lartë, zakonisht politik, institucioneve të sundimit të ligjit, prokurorisë, hetuesisë, e gjyqësisë nuk ju njihet zëri fare! Dënimet qesharake me kusht të para ca kohësh e tregojnë më se miri gjendjen ku i kemi sot institucionet e sundimit të ligjit, duke filluar me gjyqësinë, policinë dhe prokurorinë e shtetit. Sa i përket spektaklit mediatik televiziv që e kemi parë së fundi, e kur thuhet se me kohë ishte duke u përcjellë rasti nga policia e prokuroria, atëherë shtrohet pyetja pse në të njëjtën kohë kur ishte duke u kryer operacioni krye prokurorit tregon jo profesionalizëm në mënyrën e sjelljes”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, nëse këtë lidhje të krimit të organizuar nuk e ka ditë policia dhe prokuroria deri para pak muajsh, atë e ka ditur krejt Kosova se që nga pas lufta janë marr përqindje për të përfituar ndonjë mbështetje me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

“Në ministrin e Bujqësisë nuk bëhet fjalë vetëm për një rast me 400.000 euro, por janë vjedh qindra miliona euro si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal. Akoma më e tmerrshme është gjendja me korrupsion në sektorin e bujqësisë me subvencionet që ndahen nëpër komuna ku vjedhja dhe ryshfeti shkojnë tmerrësisht pa asnjë kontroll. Nuk është vetëm aty këtu ndonjë zyrtar apo ministër por është vjedhur dhe po vazhdon të vidhet edhe sot pa ndalë. Edhe pse janë ndërruar ministrat e partitë politike hajnia nuk ka ndaluar kurrë. Sipas mendimit tim përgjegjësia shkon edhe deri te Lumezi i cili ka fjetur që 6 vite në gjumin dimëror, kurse sot kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe dy shefat e vetë Lumezi i ka në burgun e Hagut, e din shumë mirë se do të ndërrohet nga ajo pozitë, prandaj ky është tentim për ta përmirësuar imazhin e vetë”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat