Analisti flet me emra, tregon se kush mund ta rikthejë LDK-në në skenën politike

Politika

Analisti flet me emra, tregon se kush mund ta rikthejë LDK-në në skenën politike

Nga: M.H Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Zgjedhjet e 14 shkurtit i sollën humbjen më të madhe në historinë e saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo humbje u përcoll me një mori dorëheqjesh, duke filluar nga Isa Mustafa e deri tek disa anëtarë të LDK-së.

Për shkak të dorëheqjes së Mustafës, do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, ku data 14 mars u zgjodh për mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të LDK-së.

Ndër emrat më të përfolur janë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, disa ditë më parë ka postuar një fotografi në Facebook, së bashku me Kujtim Shalën, një nga kandidatët potencial për kryetar të LDK-së. Ky postim mori vëmendjen e elektoratit, duke u kuptuar si një mundësi që Hoti mbështeti Shalën për ta marrë kreun e LDK-së.

Natyrisht, postimi i Hotit ngjalli edhe reagime nga krahu i Lutfi Hazirit, njëri nga kandidatët potencial për t’u bërë kryetar i LDK-së. Ishte ish-ministrit Imet Rrahmani, që ndryshe njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit, i cili iu kundërpërgjigj Hotit me një fotografi të publikuar me Hazirin, duke i ofruar përkrahje këtij të fundit.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj, për “Bota sot” kujtoi deklaratën që kishe dhënë edhe më herët në lidhje me ambicien që Haziri ka për të u bërë kreu i LDK-së.

Analisti thotë që Haziri do ta ketë të vështirë ta bind frymën e re të LDK-së, që ta përkrahë dhe duke parë kështu mundësia më e mirë shihet të jetë Kujtim Shala.

Image
Leon Duhanaj

“Ka disa vite që z. Haziri ka lënë të shprehur ambicien për t'u bërë kryetar i LDK-së. Unë vet e kam dhënë një prononcim për ketë temë mendoj në vitin 2016, ku edhe atëherë me është kërkuar mendimi për z. Haziri. Në atë kohë e kam dhënë mendimin se z. Haziri, duke qenë se është njëri ndër akterët që ka qenë tërë kohën në kryesinë e LDK-së, edhe kur janë bërë ndryshime të mëdha, edhe kur kanë ndodhë thyerje të mëdha, duke menduar që z. Haziri mund të jetë ndoshta edhe i përfolur si pjesë e ndonjë fraksioni dhe po ashtu, duke u identifikuar si ndër figurat e vjetra edhe pse i ri në moshë, do ta ketë të vështirë ta bind elektoratin për një frymë të re. Edhe atëherë mendimi im ka qenë se z. Kujtim Shala kishte me qenë figura më përfaqësuese për të gjithë, gjë që e mendoj edhe sot”, u shpreh Duhanaj.

Ndër të tjera, Duhanaj potencon që Haziri ka një impakt në LDK, mirëpo që më rëndësi ka fryma mbi të cilën do ta ndërtojë LDK -në si parti.

Nëse nga këto zgjedhje arrijnë të dalin unik, atëherë rikthimi i tyre do të jetë i shpejtë, mirëpo nëse ndodhë e kundërta, atëherë rënia mund të thellohet duke luftuar LDK edhe për ekzistencë.

“Megjithatë mendoj që z. Haziri, bazuar në eksperiencën që ka dhe qasjen që ka treguar në publik sidomos viteve të fundit, edhe ai mund të ishte faktor unifikues në LDK, gjë që mendoj se me rëndësi të veçantë do të jetë fryma mbi të cilën do ta ndërtojë LDK-në si parti. Nëse nga këto zgjedhje arrijnë të dalin unik dhe për ketë t'i bindin edhe qytetarët, atëherë rikthimi i tyre do të jetë i shpejtë. Ndryshe, nëse edhe nga ky kuvend dalin me rezerva dhe pakënaqësi, atëherë rënia mund të themi se veç sa do të thellohet dhe në një rast të tillë LDK do të luftojë për ekzistencë”, përfundoi Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat