Ambasada në Jerusalem: Analisti parashikon situatën se si do të veproj Albin Kurti – kjo do të jetë “goditja” e rëndë për Serbinë

Politika

Ambasada në Jerusalem: Analisti parashikon situatën se si do të veproj Albin Kurti – kjo do të jetë “goditja” e rëndë për Serbinë

Nga: A.SH Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:33
Albin Kurti

Fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti, është ftuar nga kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës atje.

Por, nga ana tjetër është presidenti turk Erdogan i cili i ka kërkuar Kurtit që ta shmang këtë çështje, duke mos e hapur në Jerusalem po në Tel Aviv.

Analisti politik, Sulejman Mehazi në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, të dy letrat dërguar Kurtit e kanë futur në dy zjarre atë.

Ai beson se Kurti do të veprojë më së miri e me mençuri ndaj kësaj sfide mjaft të rëndë diplomatike e ndërkombëtare.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli sa doli e rëndësishme, po aq edhe problematike për qeverinë e ardhshme të Kurtit. Dy letrat e dërguara, njëra nga izraelitët për të hapur Kosova ambasadën e saj në Jerusalem, letra tjetër kundërthënëse dërguar Albin Kurtit nga qeveria turke, se, Kosova gabon rëndë nëse nuk hap ambasadën e saj në Tel Aviv, këto letra kanë futur në dy zjarre kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurtin. Besojmë se Kurti nuk do gabojë e do veprojë më së miri e me mençuri ndaj kësaj sfide mjaft të rëndë diplomatike e ndërkombëtare me rastin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Izrael. Njohja nga Izraeli ishte mjaft e këndshme dhe e gëzuar në fillim, po ja që na doli shumë e hidhur në fund me hapjen e ambasadës së mallkuar të Kosovës në Izrael. Se dilemat diplomatike të Kosovës janë shumë të mëdha e duhet vepruar me arsye të shëndoshë, se ambasada e Kosovës në Izrael do bëhet "mollë sherri" jo vetëm për Kosovën, po edhe për Serbinë, Turqinë e BE-në, të cilët, nuk pajtohen me ambasadën e Kosovës të hapur në Jerusalem, po në Tel Aviv”, thotë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, nëse Albin Kurti e hap ambasadën aty ku kërkon Izraeli kjo do ishte në disfavor të Serbisë. Se nëse Albini dëgjon Turqinë për mos hapjen e ambasadës në Jerusalem gabon rëndë.

Mehazi dyshon se kjo është një kurth për Kurtin, mes Vuçiqit dhe Erdoganit.

“Se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte një debakël diplomatik për Serbinë, dihet, nëse Albin Kurti e hap ambasadën aty ku kërkon Izraeli kjo do ishte në disfavor të Serbisë. Se nëse Albini dëgjon Turqinë për mos hapjen e ambasadës në Jerusalem gabon rëndë, ndoshta Vuçiqi i ka telofonuar Erdoganit për të vepruar Albin Kurti kundër dëshirave politike të Izraelit?”, shprehet Mehazi.

Në fund Mehazi thekson se, ambasada e Kosovës në Jerusalem nuk është çështje fetare, po politike, diplomatike e dy shteteteve që kanë njohur njëri-tjetrin, andaj Albin Kurti pa hamendje duhet të dëgjojë Izraelin se në cilin qytet duhet ta hap ambasadën e Kosovës, nëse thotë në Jerusalem, aty le të hapet, e jo ku do BE-ja, Turqia e Serbia.

“Do të ishte shumë më e logjikshme që Erdogani t'u dërgonte letër autoriteteve palestineze për të njohur Kosovën, e jo letër Kurtit.

Nëse Izraeli e ka njohur Kosovën e Palestina jo, atëherë Kosova politikisht me cilin shtet duhet të bëjë marrëveshje bilaterale me Izraelin që e ka njohur Republiken e Kosovës apo me Palestinën që nuk e njeh Kosovën dhe e përkrahë Serbinë? Ambasada e Kosovës në Jerusalem nuk është çështje fetare, po politike, diplomatike e dy shteteteve që kanë njohur njëri-tjetrin.

Pra, Albin Kurti pa hamendje duhet të dëgjojë Izraelin se në cilin qytet duhet ta hap ambasadën e Kosovës, nëse thotë në Jerusalem, aty le të hapet, e jo ku do BE-ja, Turqia e Serbia”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat