Ish-komandanti i UÇK-së i zbulon arsyet: Ja pse LDK-ja përjetoi “tronditje” në zgjedhje

Politika

Ish-komandanti i UÇK-së i zbulon arsyet: Ja pse LDK-ja përjetoi “tronditje” në zgjedhje

Nga: N. H Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:43
Lidhja Demokratike e Kosovësa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit ka përjetuar rezultatin më të dobët në historinë e saj si subjekt politik.

Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake në UÇK, Hafir Hoxha, ka folur për rezultatin e dobët që Lidhja Demokratike e Kosovës mori në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Hoxha është i mendimit se kjo parti ka rënie logjike, dhe se tashmë elektorati i saj është plakur.

Image
Hafir Hoxha

“LDK ka rënie logjike të votave, njerëzit që kanë votuar deri më tani në emër të Rugovizmit janë të moshuar dhe është pakësuar numri i tyre. Rinia kërkon koncepte dhe projekte konkrete. LDK ishte strukturë politike që kishte të instaluar; një rrënjë të politikës komuniste, pra duhet të ishe pionier si fëmijë i edukuar i kësaj lëvizje, të kesh fakte e dëshmi që je rritur dhe ke krijuar në atë parti që më vonë të jesh me ndonjë detyrë dhe funksion në atë parti”, shprehet Hoxha.

Tutje, ai shpjegon se kjo humbje lidhet edhe me faktin se kjo parti politike ka humbur ekspertët e të gjitha lëmive, duke bërë që këta të fundit t’i bashkohen partive tjera.

“LDK-së i kanë ikur ekspertët e të gjitha lëmive pasi nuk janë shfrytëzuar dhe nuk janë futur si fuqi në gjeneratorin e politikëbërjes në LDK, dhe si kuadro kërkuan dhe gjetën funksion aktiv në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe subjekte tjera si ekspertë e jo si pionierë politik të partisë. Kjo qasje e ka dëmtuar seriozisht LDK-në dhe kuptohet udhëheqësia e partisë e cila ishte përfituese e mbyllur, diktatoriale dhe e vjetruar, e ngadalshme në krahasim me ritmin politik që ndodhë tani kudo”, ka deklaruar Hafir Hoxha, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat