Veprimtari nga Amerika: Kjo është treshja më e fuqishme politike që ka Kosova, që nga koha e Rugovës

Politika

Veprimtari nga Amerika: Kjo është treshja më e fuqishme politike që ka Kosova, që nga koha e Rugovës

Nga: A.Morina Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:13
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti, është në një pozitë të vështirë, shkaku i çështjes së vendosjes së ambasadës të Kosovës në Jerusalem.

Ditë më parë, Kurti është ftuar nga kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës atje. Ndërsa, nga ana tjetër presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Kurtit që ta shmang këtë çështje, duke mos e hapur në Jerusalem, por në Tel Aviv.

Mirëpo, hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, thuhet se është njëri nga kushtet e marrëveshjes për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Izraelit. Prandaj, ka pasur shumë kërkesa që Kurti të mos e përfill kërkesën e Erdoganit, por të shkojë në Jerusalem dhe ta inauguroj ambasadën.

Analisti politik dhe veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, komentoi çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bekteshi u shpreh se është shumë e vështirë të flasësh për vendndodhjen e ambasadës pa i ditur detajet për njohje të Kosovës nga Izraeli. Ai tha njohja është bërë kushtin që ambasada jonë të hapet në Jerusalem, dhe përfitues të jetë Izraeli po aq sa Kosova.

Image
Ramazan Bekteshi

“Është vështirë që të flasësh përmendësh për ambasadën pa i ditur detajet për njohje të Kosovës nga Izraeli. Sipas disa indikacioneve, njohja është bërë me kusht, që ambasada jonë të hapet në Jerusalem, dhe përfitues të jetë Izraeli po aq sa Kosova nën regjinë e ish-presidentit Trump, pasi në Jerusalem momentalisht është hap vetëm një ambasadë e vetme, e ajo është e SHBA-ve edhe pse disa shtete kane premtuar se do ta bëjnë të njëjtën por asnjëra s’e kanë bërë deri me sot”, deklaroi Bekteshi.

Analisti kërkoi që pa pasur njohuri mbi detajet e marrëveshjes Kosovë-Izrael të mos nxitohet me ndonjë konstatim, por nëse njohja është bërë vërtet vetëm me kusht që ambasada të hapet në Jerusalem, pala jonë duhet ta hap ambasadën në Jerusalem ose të pres çnjohje.

“Pra, pa i ditur detajet e marrëveshjes nuk duhet nxitur me ndonjë konstatim te ngutshëm, por nëse njohja është bërë vërtet vetëm me kusht që ambasada të hapet në Jerusalem, palës sonë nuk i mbeten shumë opsione, ose ta hapi ambasadën në Jerusalem ose të pres çnjohje, dhe mos të shkoj asnjëherë në Tel Aviv”, theksoi Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

Veprimtari nga Amerika tha se po të ishte në vend të Kurtit do të shkonte të merrte pjesë në inaugurimin e ambasadës në Jerusalem bashkë me shpëtimtarin tonë Amerikën.

“Nëse rrethanat janë ashtu si u cek më lartë, unë po të isha në vend të KM Kurti do marshoja drejt Jerusalemit kur të bëhej inaugurimi i ambasadës sonë krahë-për-krahë shpëtimtarit tonë Amerikës, tani e udhëhequr nga miku ynë i vjetër dhe njëri ndër më të sinqertit që kemi pasur ndonjëherë në DC, dhe që ka pas Kosova në përgjithësi. Ky do të ishte një hap i guximshëm i Kurtit dhe besoj shumë i qëlluar”, nënvizoi Bekteshi.

Ai tha së këtë situatë, Albin Kurti duhet ta kalkulojë me gjakftohtësi dhe pa nxitim, duke mos bërë kompromise në dëm të Kosovës. Ai tha se Kurti ka një ekip të mirë për marrëdhënie ndërkombëtare, duke dalluar Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën.

“Tani, duhet kalkuluar me gjakftohtësi dhe pa nxitim. Me Albinin jemi të sigurt se ai nuk bënë kompromise në dëm të Kosovës, kur të kesh parasysh se ai pranë vetes ka një ekip te pjekur për marrëdhënie me jashtë, këtu do të dalloja Vjosën dhe Donikën që se bashku me Kurtin përbejnë një treshe më të fuqishmen që ka pas Kosova ndonjëherë që nga koha e Rugovës, Aganit e Ukshin Hotit. LVV dhe Lista Vjosa, besoj se do te veprojnë racionalisht ashtu si qe vepruan me pritjen dhe përcjelljen e Lajçakut, duke ia treguar prioritetet e shtetit, e jo lepe, si që jemi mësuar me qeveritë e kaluara”, potencoi veprimtari nga Amerika.

Sipas Bekteshit, Kurti do të duhej se para çdo vendimi të madh dhe presioneve të ndryshme të konsultohet me presidentin amerikan, Joe Biden dhe të marrë vendime në përputhje me interesat e Kosovës dhe Amerikën në planë të parë.

“Kryeministri Kurti do të duhej para çdo vendimi të madh edhe pranë trysnive të ndryshme të konsultohet me presidentin Biden dhe të sjelli vendim në përputhje të interesave Kosovare dhe Amerikane në plan të parë dhe evropiane në plan të dytë, sepse Evropa mban një qëndrim të mbrapshtë neutral ndaj Kosovës, një politikë pa krye dhe që e ka vënë BE-në në pozitë të peshoj po aq sa peshojnë 5 vendet qe s’na kanë njohur dhe duke na dhënë plotë kushtëzime neve por jo dhe agresorit, Serbisë”, deklaroi ai.

Analisti tha se këtë ‘barrë’ të ambasadës në Jerusalem mund t'ia heq vetes duke e dërguar këtë çështje në Kuvend.

“Por, nëse z. Kurti vendos që t’ia heq barrën vetes dhe ta dërgoj vendimin në Parlament, sipas të gjithë gjasave Parlamenti do të votonte pro-Jerusalemit dhe nderi apo përgjegjësia do ti mbeste kuvendit”, deklaroi Bekteshi.

Në fund, ai tha se Kosova nuk duhej të mërzitej për Turqinë, sepse Erdogani nuk pritet të jetë edhe gjatë kohë kryeministër i Turqisë me sjelljet e tij diktatoriale dhe shpesh herë në shpërputhje me Amerikën.

“Aleatët tanë kryesor në Evropë, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk besoj se do të kundërshtonin vendimin Kosovar të marrë se bashku me Amerikën. Në anën tjetër, nëse dikush mund të mërzitej për aleaten, Turqinë, kjo s’do të duhej të ishte një brengë afatgjate sepse Erdogani nuk pritet të jetë edhe gjatë kohë kryeministër i Turqisë me sjelljet e tij diktatoriale dhe shpesh herë në shpërputhje me Amerikën. Pra, Turqia edhe pa Erdogani do të jetë mike e jona, nëse n’a ka dashur sinqerisht”, përfundoi veprimtari nga Amerika, Ramzan Bekteshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat