“Kurrë nuk ka ndodhur kjo...”, vjen parashikimi: Ja pse Richard Grenell po e sulmon Albin Kurtin

Politika

“Kurrë nuk ka ndodhur kjo...”, vjen parashikimi: Ja pse Richard Grenell po e sulmon Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:02
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish emisari në dialogun Kosovë-Serbi i ish presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, në dy ditët e fundit ka drejtuar akuza të rënda ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Fillimisht, Grenell tha se Kurti është një majtist anti amerikan.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, vazhdoi reagimet e tij në twitter, Richard Grenell.

E ish emisari Grenell nuk është ndal me kaq. Sipas tij, Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambujë. Kurti ishte kundër George Bushit në Vienë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden në demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në twitter.

Image
Faton Mehmeti

Por pse Richard Grenell po e sulmon kaq ashpër Albin Kurtin? Lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

“Grenell është tipi i njeriut inatçor të cilit nuk i del inati pa i dal shpirti. Akoma spo mundet të besoj se ishte Albinit që i prishi planet e tija. I duhet e pabesueshëm se si një njeri nga një vend i vogël arriti ta kundërshtonte, duke i pamundësuar të realizonte egot e tija për nënshtrim”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thotë se qëllimi i Grenellit është izolimi i Albin Kurtit.

“Grenell po mundohet të pasqyroj një imazh të keq të Kurtit në administratën Biden, për ta izoluar atë. Ky edhe është qëllimi, izolimi i Albinit nga administrata Trump. Kurrë ska ndodhur që një ambasador, emisar i SHBA të bie në nivel kaq të ulët duke u marr me dike personalisht, aq më tepër kur ai tashmë nuk është në detyrë. Grenell e ka kthyer në personale me Albinin”, deklaron Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat