Këta janë deputetët e Anamoravës nga Lëvizja Vetëvendosje

Politika

Këta janë deputetët e Anamoravës nga Lëvizja Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:09
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve, ku ka marr 438 mijë e 334 vota, shkruan "Bota sot".

Nga këto zgjedhje vetëm në Anamoravë kanë dalë fitues 11 deputetë.

Këta deputetë vinë nga këto komuna: Gjilani, Kamenica dhe Vitia, shkruan "Bota sot".

Nga Lista e Vjosa Osmanit e cila ishte për përshirë në listën e VV-së, ka  fituar vetëm Doarsa Kica Xhelili. Ndërkaq, dhjetë deputetë të tjerë janë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan "Bota sot".

Këta janë deputetë që do të jenë pjesë e legjislaturës së re:

Alban Hyseni

Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Luan Aliu

Shqipe Mehmeti - Selimi

Arijeta Rexhepi

Doarsa Kica Xhelili

Labinotë Demi - Murtezi

Adriana Matoshi

Nijazi Isaku

Mirlinda Tishukaj - Sadiku

Arta Bajraliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat