Mori mbi 300 mijë vota, mirëpo cilat janë sfidat që e presin Osmanin

Politika

Mori mbi 300 mijë vota, mirëpo cilat janë sfidat që e presin Osmanin

Nga: M.H Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:54
Vjosa Osmani

Zgjedhjet e 14 shkurtit sollën LVV-në fituese ndër partitë e tjera politike.

Gjatë ditës së sotme KQZ publikoi rezultatet përfundimtare nga të cilat VV fitoi 49.95% të votave nga qytaterët.

Nga këto zgjedhje partitë e tjera dolën të jenë më të dobëta, duke filluar nga LDK-ja e deri tek Nisma e cila nuk e kaloi as pragun.

Mirëpo ajo se çfarë bëri “bujë” ishte numri i madhë i votave për Osmanin, e cila fitoi mbi 300 mijë vota, shkruan “Bota sot”.

Osmani la pas liderët e partive të tjera politike që ishin kandidatë për kryeministër.

Ishte Enver Hoxhaj i cili ka marrë 100 mijë e 518, Avdullah Hoti, 69 mijë e 640, Ramush Haradinaj 41 mijë e 406 dhe Fatmir Limaj 17 mijë e 703.

Osmani është gruaja më e votuar momentalisht nga qytetarët duke mposhtur liderët e tjerë, kjo fitore erdh pavarësisht që atë e larguan nga LDK-ja.

Mirëpo në lidhje me sfidat që do ta presin tani në një prononcim për “Bota sot”, profesori njëherëshit avokati Islam Krasniqi, u shpreh që Osmani është njëra ndër gratë më të votuara në historinë e shtetit tonë.

Image
Islam Krasniqi

Ai shton që pavarësisht që ajo u largua nga LDK-ja për shkak të qëndrimëve të saj, kjo nuk solli dëme tek ajo, përkundrazi ajo triumfoi në këtë mes, duke arritur të mbledh më shumë se 300 mijë vota.

“Znj. Osmani është një ndër gratë me të votuara në historinë e shtetit tonë të ri, e cila në çdo zgjedhje vinte më një rekord të ri votash, duke ju treguar të tjerëve fuqin elektorale që ka. Është munduar nga të tjerët që të djegin politikishtë duke akuzuar për mendim ndryshe që kishtë dhe përafrimin më VV-në gjersa partia e saj LDK-ja largoj nga kryesia e saj duke ja kufizuar hapsiren brenda partisë, e cila u largua krejt nga LDK-ja dhe bëri marrëveshje më VV-në për një listë të përbashkët, e që përmes asaj liste arriti të mbledhë rrethë 300 mi vota, lartësi që se kishte pasur dikush më parë, më të vetëmin arsyetim së i qëndrojë pranë fjalës së dhenë para elektoratit”, u shpreh Krasniqi.

Analisti shton që sfida e parë që e pret Osmanin është posti i presidentit pasi që të tjerët janë deklaruar së nuk do të ia bejnë korumin në kuvend dhe më pas sfida e rasdhës është e ardhmja e saj politike se si do të veprojë me shpinë e vjetër, do të kthehët apo të vazhdojë me iniciativën e saj.

“Sfida për znj.Osmani tani është të posti i presidentit pasi që të tjerët janë deklaruar së nuk do të ia bejnë korumin në kuvend, e që pa korum do të jetë i pa arritshëm posti i të parit të shtetit. Sfidë do të jetë edhe e ardhmja e saj politike së si do të veprojë më shpinë e vjetër, do të kthehet në LDK apo të vazhdojë rrugën e saj politike si e pavarur, e që ajo e ka lënë të mendohet se mund të kthehet në LDK nëse kryesia e saj jepin dorëheqje”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat