Synimi i Lutfi Hazirit për president, ëndërr e parealizuar

Politika

Synimi i Lutfi Hazirit për president, ëndërr e parealizuar

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 mars 2021 Në ora: 17:08
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri; foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet finale të zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, ende nuk dihen se me cilat parti do të bëjë koalicion Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit, një vit më parë nënshkroi një koalicion më Lidhjen Demokratike të Kosovës, por kjo e fundit e tradhtoi Vetëvendosjen, duke e rrëzuar Qeverinë me mocion të mosbesimit.

Por, një vit më pas, ka zëra të cilët kërkojnë që të nënshkruhet edhe një koalicion qeverisës midis këtyre dy partive.

Bile, ka oferta se cilat poste duhet t`i marrë LDK-ja.

Një gjë e tillë ka ardhur edhe nga një zyrtar i kësaj partie.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adnan Merovci, ka dhënë një propozim për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes postimit të tij në Facebook, ka thënë se koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është një vaksinë e nevojshme.

Sipas Merovcit, Albin Kurti duhet të jetë kryeministër, president Lutfi Haziri, kryetar i Kuvendit Glauk Konjufca, kurse Vjosa Osmani të bëhet kryetare e LDK-së dhe ministre e Punëve të Jashtme.

“Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën! Ndalohet përdorimi dhe aplikimi i pjesshëm apo i plotë i Vaksinës pa pëlqimin e autorit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kur është nënshkruar marrëveshja në mes të Kurtit dhe Osmanit, është bërë e qartë që Osmani do të jetë kandidate për presidente nga kjo parti. Fakt, që kjo u miratua edhe nga qytetarët e Kosovës, të cilët e votuan Osmanin mbi 300 mijë herë.

E derisa ka ardhur ky propozim që Lutfi Haziri, i cili aktualisht është nënkryetar i partisë dhe kryetar i Komunës së Gjilanit, në LDK kanë filluar kandidaturat për postin e kryetarit.

E Haziri nuk shprehur ambicie për këtë post, edhe pse u përfol si kandidat potencial.

Ai duket të jetë kandidat potencial për president të vendit, pavarësisht se nuk e ka shpallur atë.

Postin e presidentit e mbante Hashim Thaçi, me të cilin Haziri pajtohej në shumë çështje, ndër të tjera, shkëmbimi i territoreve.

Po ashtu, LDK ishte ajo që i kishte dhënë votat Thaçit, për tu bërë kreu i shtetit.

Mirëpo, emri i Lutfi Haziri për president, nuk po duket serioz.

Sipas ekspertëve, Haziri nuk duhet të jetë fare në meselenë e presidentit. Sipas tyre, Haziri president është një ëndërr e parealizuar dhe se ai ka mendime të cilat janë të dëmshme për vendin, siç është shkëmbimi i territorit.

Mehazi: Kaloi koha e Hazirit e të tjerëve me radhë

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Merovcit do të mbetet një ëndërr e parealizuar për një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, nxorën fituese të madhe LVV-në dhe tani çdo gjë është e qartë se kryeministri i ri, Albin Kurti, do ua shuajë të gjitha shpresat partive politike, të cilat që njëzetvjetor kanë terrorizuar qytetarët e Kosovës dhe se dëshira e Adnan Merovcit do mbetet ëndërr e parealizuar për një koalicion LVV-LDK, me Kurtin kryeministër, kurse me bashkëpunëtorin e Hashim Thaçit, Lutfi Hazirin president”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas Mehazit, deklarata e Merovcit që Haziri të bëhet president është joserioze.

“Deklarata e Merovcit më shumë e ka kuptimin e shprehjeve ngushëlluese ndaj partisë së LDK-së, për t'ua nxjerrë zjarrminë e humbjes së madhe e asgjë më shumë. Të anashkalohet Vjosa Osmani si presidente me vota rekorde, e në vend të saj njeriu i parë Kosovës të bëhet, Lutfi Haziri, sa është joserioze, po aq edhe pa përgjegjësi etike e politike, jo vetëm ndaj Vjosa Osmani por edhe ndaj afro 400,000 qytetarëve që kanë votuar për Vjosa Osmanin për presidente të Republikës së Kosovës. Fitorja e madhe e Albinit Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kanë neutralizuar të gjitha klanet e lobimet e partive kundërshtare për të penguar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës. Forca e votës së qytetarëve për LVV-në njëkohësisht ka eliminuar të gjitha lobimet e Lutfi Hazirit me Thaçin, Hoxhajn por dhe Haradinajn. Të gjithë të lartpërmenduri tani e tutje do jenë vëzhgues nga poshtë, duku shikuar lart veprimet politike të Vjosa Osmanit si presidente e Albin Kurtit si kryeministër. Kaloi koha e Hazirit e të tjerëve me radhë”, ka vlerësuar Mehazi për “Bota sot”.

Krasniqi: Matematikë e gabuar

Image
Islam Krasniqi

Ndërkaq, analisti politik, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Merovcit është një matematikë e gabuar.

“Deklarata e ish këshilltarit të presidentit Rugova z.Adnan Merovci është një matematikë e gabuar, pasi që populli kavotuar diçka tjetër. Dhe çdo ndryshim mund të na kujtojë klasën politike, e cila brenda natës në kafiteri bënte matematika të tilla, të cilat punonin vetëm për grupe klanore duke i errësuar çdo hapësirë ku kishin mundësi për ta lëvizur”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi ka shtuar se LDK-ja duke u munduar ta fundos Osmanin, ra në gropën e vet.

“LDK s'mund më të manovrojë apo t’i përsëris lojërat e saj, të bëjë koalicion, por jo duke ju dhënë pushtet më shumë, se sa ju ka dhënë elektorati siç potencon z. Merovci, ku postin e Presidentit dhe Kryeministrit e ka vulosur sovrani me 14 shkurt, e që nuk duhet dalë jashtë kornizave. Tani ka probleme të brendshme në LDK e cila është në kërkim të një lideri i cili mund të kthejë partinë atje ku ishte e që lideri i vetëm që sovrani do ta përkrahte është znj. Osmani. LDK-ja u mundua ta fundos znj. Osmani, mirëpo e fundosi vetën duke rënë në gropën e vet, gjersa znj. Osmani mori mbi 300 mijë vota”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, Haziri nuk ka disa mendime të dëmshme për vendin dhe se Osmani nuk mund t`ia lirojë postin e presidentit dikujt që s'mund të jetë unifikues i popullit.

“Z. Haziri ka disa mendime të cilat janë të dëmshme për vendin siç është shkëmbimi i territorit. Mediat tona që financohen nga partitë politike, kanë filluar një fushatë për të matur pulsin e VV-së për të krijuar përçarje brenda saj, për ta shkëputur listën e Vjosës nga VV-je. Znj. Osmani bën të bëhet kryetare e LDK-së, por jo të lirojë postin e presidentit dikujt që s'mund të jetë unifikues i popullit”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat