Tri mesazhet e Lajçakut/ Skenari i vetëm për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Politika

Tri mesazhet e Lajçakut/ Skenari i vetëm për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:12
Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak, i cili qëndroi për tre ditë rresht në Kosovë, nga analistët politik është vlerësuar se shtyrje përpara e procesit të dialogut.

Shoqëria civile dhe analistët politik, kanë vlerësuar se, Lajçaku dha mesazh të qartë për krerët politik në Kosovë, që pas formimit të Qeverisë të rifillojë dialogu me Serbinë.

Edhe juristi Blerim Burjani konsideron se Lajçaku ua bëri me dijë të gjithë spektrit politik në Kosovë, poashtu edhe LVV-së e cila pritet të formojë Qeverinë se, prioritet mbetet dialogu me Serbinë.

“Pra, paqja dhe rendi paqësor ndërkombëtar ka rëndësi më të madhe, duke lënë të hapur që Kosova ka në këtë situatë pandemike edhe prioritete të tjera. Mesazhi tjetër i Lajçakut është se Kosova duhet të formojë sa më parë institucionet e dala nga zgjedhjet, pa vonesa dhe kalkulime komplekse. Mesazhi i tretë, opozita duhet të ketë rol konstruktiv në temën e dialogut”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani shprehet pektik për një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi.

“Unë jam pektik për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. Fjalët e Lajçakut në Prishtinë janë konfuze, në njërën anë thotë palët përcaktojnë temën dhe marrëveshjen, e në anën tjetër thotë se duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare të obligueshme për palët. Asgjë e qartë jo, në anën tjetër tha se SHBA janë pajtuar që BE të udhëheq këtë proces pa rivalitet dhe kjo nuk ka kurrfarë kuptimi përshkak se SHBA-ja janë e vetmja shpresë se mund të përmbyllë këtë proces”, thekson ai.

Sipas tij, nëse SHBA nuk ia imponon palëve solucionin nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare.

“Pra vetëm politika imponuese e SHBA-së e zgjidhë këtë nyje dhe asgjë tjetër. BE ka dështuar në këtë dialog”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat