Profesori tregon fitoren dhe problemin më të madh të Kurtit, përmend Specialen dhe Thaçin

Politika

Profesori tregon fitoren dhe problemin më të madh të Kurtit, përmend Specialen dhe Thaçin

Nga: M.H Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:09
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Zgjedhjet e 14 shkurtit arritën të sjellin fitoren e thellë për LVV-në, në krye me Albin Kurtin.

Kjo fitore e LVV-së, pritej të ndodhte mirëpo ajo se çfarë nuk pritej ishin rëniet e LDK-së dhe PDK-së, në këto zgjedhje.

LVV fitoi 49.95% të votave duke lënë pas vetës LDK-në dhe PDK-në, shkruan “Bota sot”.

Këto zgjedhje në njëfarë mënyre sollën përveç fitoren e VV-së edhe shumë ndryshime në skënën politike, duke filluar nga LDK-ja e cila tashmë është mbetur pa kreun e saj dhe PDK gjithashtu në krye me Enver Hoxhaj, pa liderën e saj, Veselin.

Veseli dhe Thaçi për herë të parë nuk arritën të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve për shkak se gjenden në Hagë.

Në lidhje me fitoren e Kurtit dhe për sfidat që mund të i shfaqen Kurtit, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që fitorja e Kurtit dëshmoi që qytetarët janë të mendjës për të ndryshuar rrënjësisht politiken e deritanishme.

Mehazi përmend dy goditjet për PAN-in, e para është sipas profesorit Specialja që mori në paraburgim Thaçin dhe Veselin e më pas është fitorja e Kurtit që arriti të minimizoj fuqinë që PAN ka pasur tash e sa vitë në këtë vend.

Image
Sulejman Mehazi

“Qytetarët e Kosovës, më 14 shkurt, duke votuar, Albin Kurtin, treguan se janë për ndryshime rrënjësore politike, se kaloi koha e politikanëve autokratë e të korruptuarë të "PAN-it të cilët sa më shumë që pasuronin veten, aq më shumë varfëronin qytetarët e Kosovës. Rruga e edonizmit dhe e kënaqësisë politike, PAN-stëve, ua humbi mendtë e vetëdijes aq sa me gishtat e deputetëve të tyre në parlament krijuan Gjykatën Speciale për ta vetburgosur vetëveten, pra, së pari aktakuzat nga Gjykata Speciale dhe shkuarja në Hagë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ishte gotitje rrënuese e kështjellës së pamposhtur politike të PAN-t, goditja e dytë shkatërruese ndaj PAN-in, e Hashim Thaçit ishte fitorja e madhe e Albin Kurtit, sa që kjo përqindje e lartë e deputetëve të LVV-së ka neutealizuar fuqishëm PAN-in, po edhe rikthimin e Thaçit në skenën politike”, u shpreh Mehazi.

Ndër të tjera, profesori thekson që koha e Thaçit ka kaluar e tëra se çfarë ai mund të bëj tani është të vëzhgoj Kurtin dhe Osmanin.

Profesori potencon që Thaçi edhe po të kthehet në skenën politike, ai nuk do të arrijë të ketë më votat e qytetarëve dhe se problemi i Kurtit do të jenë vetëm qytetarët e Kosovës që e kanë votuar, jo dikush tjetër.

“Thaçi që nga burgu i Hagës do jetë vetëm vëzhgues i ngjarjeve politike në krye me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, e kurrsesi të rikthehet, kaloi koha e Thaçit, cili politikan pas rënies është ngritur?, askush. Edhe sikur të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ai do mundej të shpallej hero, po kurrën e kurrës qytetarët nuk do i besonin politikisht Hashim Thaçit e PAN-stëve të tij. Problemi i Albin Kurtit nuk do jetë as ardhja e Thaçit e Veselit, as LDK e AAK-ja, po problemi i Kurtit do jetë me qytetarët e Kosovës që kanë votuar për LVV-në e tij”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat