Zhvillimet dramatike në vend dhe të arrestuarit nga Specialja: Juristi paralajmëron dënimin e këtyre dy personave

Politika

Zhvillimet dramatike në vend dhe të arrestuarit nga Specialja: Juristi paralajmëron dënimin e këtyre dy personave

Nga: M.H Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Arrestimi i ish ushtarëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale sollën një “tërmet” politik duke sjellur edhe dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit, dhe lënia e postëve të liderëve si shkas i arrestimit.

Padyshim që arrestimi i Thaçit dhe Veselit solli një mungesë të PDK-së sidmos në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan “Bota sot”.

Mungesa e tyre për herë të parë kur zhvillohen zgjedhjet në vend arritën të sollin në skenë, një PDK më ndryshe në krye me Enver Hoxhaj.

Në lidhje me lirimin e ish ushtarëve të UÇK-së dhe vendimet që Specialja mund të sjellë për “Bota sot”, ka folur, juristi Muhamet Kelmendi.

Kelmendi shprehët që Specialja do të sjellë një vendim i pëlqej apo jo shqiptarëve, sepse pavarësisht kësaj ajo duhet të vazhdoj të bëj punën e saj.

Sipas juristit shqyrtimi nuk do të fillojë në këtë vitë dhe se kurdo që fillon do të zgjasë shumë, mirëpo që për të gjithë të arrestuarit do të lirohen në përjashtim të Gucatit dhe Haradinaj, të cilët do të dënohen.

Image
Muhamet Kelmendi

“Gjykata Speciale do të veprojë, mirë apo jo mirë, e pranuar apo jo nga shqiptarët, fare nuk ka rëndësi. Ajo do të vazhdon me procedurë gjyqësore deri në dhënien e aktgjykimit. Kjo procedurë është e gjatë. Vetë shqyrtimi kryesor nuk besoj se fillon në këtë vitë. Kur të fillon do të zgjatë shumë dhe pothuajese me vite. Pritet në fund të merret një aktgjykim ku jo vetëm Thaçi, por të gjithë të akuzuarit me përjashtim të z Gucati dhe z. Haradinaj, do të lirohen dhe nuk do të dënohen. Kjo kështu juridikisht është e logjikshme”, u shpreh juristi.

Kelmendi përmend hargjimet që ka Gjykata e që edhe pritshmëritë janë të larta.

Duke vazhduar juristi përmend përsëri Gucatin dhe Haradinaj duke u shprehur që ata do të dënohen gjithmoën duke u mbështetur në kompetencat që ka Gjykata dhe I ka dhën vetë Kuvendi I Kosovës.

“Por, hargjimet e kësaj Gjykate janë të larta dhe pritëshmëritë gjithashtu. Kjo mund të dërgojë deri te dënimi i të akuzuarë në këtë Gjykatë. Ndërsa, z.Gucati dhe z Haradinaj, nga kjo Gjykatë do të dënohen. Ajo do të bëhet duke mbështetur gjoja në ndërhyrjen e tyre në proceduren e Gjykatës. Është e drejtë apo e padrejtë për ne, ajo është çështje e Gjykatës, që Kuvendi i Kosovës i ka dhënë kompetenca, ku populli i Kosovës fare nuk pyetet”, thekson juristi.

Më tej, Kelemendi shton që lirimi i Thaçit, i Veselit Krasniqit dhe Selimit, në skenën politike të Kosovës do të sjellin ata në një pozitë të favorshme, ku e gjitha do të varet nga ata se si do të triumfojnë.

Në fund, juristi thotë që VV-ja ka ardhur me një eufori të madhe në skenë duke premtuar shumë e që ato premtime nuk do ti realizoj, kështu edhe VV-ja do të bie duke humbur besimin e popullit.

“Lirimi i Thaçit, i Veselit Krasniqit dhe Selimit, në skenën politike të Kosovës do të sjellin ata në një pozitë të favorshme. A do të dinë ata për të shfrytëzuar atë dhe për tu kthyer në politikë, si triumfues, varet nga ata. Dhe, nëse dinë për të shfrytëzuar, natyrisht se do të forcohet politikisht dhe këtej është edhe rreziku për VV-në e Albin Kurtit. VV dhe Albini kanë ardhur në pushtet me një eufori të masave të kthyera si tornado nga ai. Kjo ka ndikuar me premtimin se ai do t’i zgjidhë të gjitha çështjet që i ka vendi i ynë. Kjo nuk do të arrihet të realizohet. Me këtë do të bie prestigji dhe euforia merr fund. Njerëzitë fillojnë të mendojnë dhe kështu do të bie edhe VV. Në këto momente të gjitha subjektet do të kenë terren më të lirë për të vepruar. Dhe kështu edhe do të bëhet”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat