Deklaratat e ashpra të Grenellit për Kurtin, fituesit të zgjedhjeve i vjen mbështetja e madhe nga Amerika: Ky është qëllimi ndaj kreut të VV-së

Politika

Deklaratat e ashpra të Grenellit për Kurtin, fituesit të zgjedhjeve i vjen mbështetja e madhe nga Amerika: Ky është qëllimi ndaj kreut të VV-së

Nga: N. H Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:25
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë ditëve të fundit, nuk është ndalur me akuza ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit fituesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Grenell ditë më parë ka përsëritur qëndrimet e tij se Kurti është antiamerikan.

Sipas tij, Kurti do të jetë edhe kundër presidentit të ri amerikan, Joe Biden.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas dhe Joe Bidenit për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Bidenit. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, ka shkruar Grenell.

E, pas këtyre deklaratave, në mbështetje të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dal Nijazi Halili, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Halili ka thënë se përkundër akuzave nga Richard Grenell, nuk mund ta zbehin imazhin e Albin Kurtit.

Ai është i mendimit se dyshja; Albin Kurti dhe Vjosa Osman, do t’i shembin klishetë dhe metodat e “bolshevikëve” modern.

Image
Nijazi Halili

“Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i shembin klishetë dhe metodat e “bolshevikëve” modern, duke ngritur flakadanin e lirisë dhe demokracisë popullore, që buron nga populli. Fuqizimi i Albin Kurtit ishte data e 14 shkurtit 2021 e cila do të mbahet mend si dita e kthesave të mëdha e demokracisë. Deklarata e Grenellit dhe përpjekjet e disa figurave politike në vend që tentojnë të zbehin imazhin e Albin Kurtit, janë të kota dhe pa peshë kur dihet se vullneti politik i popullit nuk mund të thyhet”, ka deklaruar Halili, për “Bota sot”.

Tutje, anëtari i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se reagimet e Grenellit kanë për qëllim të sjellin vetëm përçarje, ndërsa, nënvizon se deklarimet e ish-emisarit janë jo legjitime dhe pa efekte.

“Deklaratat e Richard Grenell drejtuar kryeministrit në ardhje, Albani Kurti, janë pa efekt politike, dhe nuk prodhojnë stabilitet politik, por vetëm përçarje aq më tepër kur dihet se tani Grenell nuk është pjesë e Administratës Biden, andaj edhe deklarimet e tij, janë jo legjitime dhe pa efekte e peshë në politikën e jashtme amerikane”, ka thënë Nijazi Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat