Manipulimet e votave brenda partive, Burjani: Vepra kriminale, të hetohen nga prokuroria

Politika

Manipulimet e votave brenda partive, Burjani: Vepra kriminale, të hetohen nga prokuroria

Nga: A.SH Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Përfundimi i zgjedhjeve të 14 shkurtit u cilësua si një përfundim me një organizim dhe proces demokratik.

Mirëpo siç duket nuk doli ashtu, pasqë u raportuan për manipluime dhe blejre të votave brenda partive.

Ishte rasti i kandidates së AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla ngjalli reagime të mëdha, pasi dyshohet se ka blerë komisionerë me qëllim që votat e kandidatëve tjerë t’ia bartnin asaj.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se, këto manipulime dhe probleme janë kriminale, me të cilën duhet të merret prokuroria, e cila sipas tij që nga viti 2007, dhe deri më tash prokuoria nuk i ka ndjekë rastet e kësaj natyre që janë paraqitur.

“Saktë, ka manipulime dhe probleme të cilat janë kriminale dhe tash ka si duket edhe denoncime nga partitë për votat e kanididatëve, pra kjo çështje që duhet të merret prokuroria. Gjatë këtij procesi zgjedhor dyshohet për blerje të votave dhe për manipulime të liderëve politik dhe tjerëve në votime, këto procese negative dhe penale janë që nga viti 2007, dhe deri më tash prokuoria nuk i ka ndjekë rastet e kësaj natyre që janë paraqitur, kryesisht ankesat për vjedhje e blerje dhe lobizim i paligjshëm janë vetëm ankesa nëse i kanë parashtruar kandidatë e partive”, shprehet Burjani.

Sipas Burjanit, denoncimi është më i rëndësishëm në këtë situatë për të ndal trendin negativ dhe kriminal sidomos tash ka pakënaqësi nga të gjithë kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar pragun për të fituar postin e deputetit.

“Është më shumë interes që kandidatët e partive për deputet të bashkëpunojnë me prokuorin e shteti përmes denoncimit për paligjshmëri dhe manipulime që vijnë nga lideri partiak e deri tek kryetarët e degëve. Pra, denoncimi është më i rëndësishmi në këtë situatë për të ndal trendin negativ dhe kriminal sidomos tash kur ka pakënaqësi nga të gjithë kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar pragun për të fituar postin e deputetit”, përfundon Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat