Kandidatët për kryetar të LDK-së, profesori tregon cili do të ishte varianti më i mirë

Politika

Kandidatët për kryetar të LDK-së, profesori tregon cili do të ishte varianti më i mirë

Nga: A.SH Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:36
LDK

Zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen më 14 mars.

Kandidatët për kryetar që kanë shpallë kandidaturën është Anton Quni, dhe së fundi kandidaturën e shpallën edhe Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pas humbjes së madhe zgjedhore LDK-ja politikisht ndodhet e vrarë e traumatizuar e para agonisë së egzistencës apo mosegzistencës.

Por sipas tij, Lumir Abdixhiku do të ishte kryetar i LDK-së dhe do ta udhehiqte sukseshëm sepse atij nuk i ka humbur autoriteti i besueshmërisë.

“Pas humbjes së madhe zgjedhore LDK-ja politikisht ndodhet e vrarë e traumatizuar e para agonisë së egzistencës apo mosegzistencës, para humnerës apo rimëkëmbjes partiake, e gjithë kjo varet se cili prej personave të kësaj partie do zëvendësonte, Isa Mustafën, e dështuar që dekoncentroi rrugëtimin politikë të kësaj partie. Pra, cili do jetë ai që këtë timon të prishur politik nga Mustafa e Veliu ta rregullte për të shkuar drejt fitoreve të ardhshme politike. Reformat e LDK-së janë të patjetërsueshme, po vetëm me ndryshime rrënjesore që nga kryesia qendrore e teposhtë në degët e nëndegët e saja anë e kënd Kosovës. Momentalisht, vetëm dy persona e kanë autoritetin e marrjes së postit të kryetarit të LDK-se, ata janë, Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni, që sado kudo mund ta ringjallin e ripërtrinë partinë e LDK-së. Nëse dikush e merriton të bëhet kryetar i LDK-se, atëherë kandidimi i Lumir Abdixhikut është i arsyeshëm e i logjikshëm, nëse dikush duhej ta udhehiqte sukseshëm LDK-në do ishte vetëm Abdixhiku të cilit ende nuk i ka humbur autoriteti i besueshmërisë”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Më tej Mehazi thotë se Lumiri nuk mund të krahasohet me rënuesit e LDK-së, Mustafën, Veliun, Selmanajn, Hotin, të cilët shkatërruan çdo gjë brenda partisë së tyre.

Ai thekson se kandidimi i Lumir Abdixhikut është i arsyeshëm e i besueshëm jo vetëm për LDK-në, po edhe për qytetarët e Kosovës.

“Lumiri nuk mund të krahasohet me rënuesit e zëshëm të LDK-së: Isa Mustafa, Agim Veliu, Selmanajn, Hotin, të cilët shkatërruan çdo gjë brenda partisë së tyre, Abdixhiku së bashku me Anton Qunin e Kujtim Shalën ishin jashta klanit mafioz të Mustafës e miqve të tij.
Kandidimi i Lumir Abdixhikut është i arsyeshëm e i besueshëm jo vetëm për LDK-në, po edhe për qytetarët e Kosovës, pra, varianti më i mirë për LDK-në është pikërisht Abdixhiku të zgjidhet kryetar i LDK-së”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat