Veprimtari i LDK-së: “BE-ja ta njoh Kosovën si union, para se të "kërkoj" që këtë ta bëjë Serbia”

Politika

Veprimtari i LDK-së: “BE-ja ta njoh Kosovën si union, para se të "kërkoj" që këtë ta bëjë Serbia”

Nga: A.Z Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Në 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se ky proces ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.

Por, zëdhënësi i bllokut evropian Peter Stano, ka thënë se tani ka ardhur koha që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka rikujtuar edhe vizitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialog Miroslav Lajlak në rajonin e Ballkanit javën e kaluar, për të parë se si e shohin palët dialogun dhe vazhdimin e tij.

“Pati pajtim të plotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se ai duhet të vazhdojë. Qëllimi i dialogut ishte që t’i afrojë palët drejt të ardhmes evropiane. Pra, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën, të ketë përparim në rrugën e tyre evropiane. Rruga evropiane shkon përmes dialogut” ka thënë mes tjerash Stano.

Lidhur me këtë analisti, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se popullizmi i LVV-së duhet t’i lëshoj vend interesit nacional-shtetëror duke ruajtur me shumë kujdes raportet me Amerikën. Sipas tij, qëndrimi neutral e bënë rolin e Brukselit lehtësues në dialog, sepse nuk ka pozicion balansues karshi palëve në tavolinën e bisedimeve

“BE-ja, palë me Serbinë në dialogun e Brukselit, Kosovë-Serbi. Propaganda dhe populizmi i LVV-së dhe i z.Kurti, duhet t'i lëshoj vend arsyes dhe interesit nacional-shtetëror duke ruajtur dhe kultivuar më shumë sens dhe kujdes, raportet dhe mardhëniet permanente me partnerin strategjik, Amerikën. Qendrimi neutral ndaj statusit të Kosovës nga ana Bashkimit Europian e bënë rolin e Brukselit si lehtësues të Dialogut të një-anshëm dhe në favor të Serbisë e në dëmë të palës tjetër, Kosovës. Brukseli, përkatësisht kryeqendra e Bashkimit Europian nuk ka pozicion balansues karshi palëve në tavolinën e bisedimeve meqë njeh Serbinë si shtet të pavarur, derisa nuk njeh Kosovën dhe shtetësinë e saj përkundër faktit se pavarësinë e saj e njohin 22 nga 27 vendet anëtare të unionit”, tha ai.

Tutje ka shtuar se BE-ja duhet ta njoh Kosovën si union, por nëse nuk e realizon këtë, atëherë do ta bëjë Serbia, meqë rast do të shihet se BE-ja do një marrëveshje në mes palëve që do të jetë e dëmshme për Kosovën dhe e favorshme për Serbinë.

“BE-ja, ta njoh Kosovën si union, para se të "kerkoj" që këtë ta bëjë Serbia ! Nëse BE-ja, nuk është në gjendje ta realizoj këtë, atëherë është iluzore të pritet se një gjë të tillë do ta bëjë Serbia, dhe në këtë kontekst, vetë BE-ja, rezulton të mos e ketë seriozisht rolin që ushtron, ose ka për qellim të blej kohë si pasojë e mosgadishmerisë së Brukselit për progresin e Ballkanit Përendimor drejt integrimeve, ose në fund të fundit, do një marrveshje në mes të palëve e cila është e dëmshme për Kosoven dhe e favorshme për Serbinë dhe 5 vendet jo-njohëse, anëtare të BE-së. Kosova, kurr nuk duhet të pranoj një zgjidhje që kënaqë Serbinë sipas ambicjeve dhe kritereve të saja dhe të 5 shteteve jo-njohëse të BE-së. Fraza e re e Vuqiqit : "Asnjërit të gjitha, por për secilin mjaftushëm", frazë kjo që zëvendëson të vjetren : " Ma shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi", është tautologji fjalësh por që në esencë nuk ndryshon asgjë, dhe kjo është të mos njihet Kosova pa një kompromis në dëm të saj”, shtoi Bajraj.

Ndryshimin e trajtes së dialogut nga ai teknik në politik, Bajraj e ka quajtur intrigë të Brukselit dhe të Beogradit, meqë rast BE-ja dhe Serbia duke përdorur figurën e shantazhueshme të Thaçit arritën që të tolerohet Serbia duke penguar Kosovën.

“Ndryshimi i trajtes së dialogut, nga ai teknik i filluar me 08.03 20011, në atë politik ose dialog për normalizim të mardhënieve më 19 tetor 2012, është një hile dhe intrigë e Brukselit dhe Beogradit në të ciliën rrëshqiti pala Kosovare dhe ish Kryemnistri, më vonë, Presidenti Thaçi, ndryshim i cili nuk ishte interes i Kosovës dhe as rekomandim i Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por BE-ja, dhe Serbia duke përdorë figurën e shantazhueshme të ish Kryemnistrit dhe Presidentit Thaçi, i’a arriti të zvarris procesin dhe të tolerohet Serbia në pakufi duke penguar Kosovën drejt rrumbullaksimit të shtetësisë dhe proceseit të integrimeve dhe antarësimit në oragnizata relevante”, është shprehur Bajraj.

Bajraj më tej ka thënë se Kurti duhet të jetë i gatshëm për dialog dhe të sillet me përgjegjësi shtetërore. Sipas tij, Kurti si kryeministër nuk mund të gjejë mbështetës në BE, sikur në mandatin ku përkrahësitë e Administratës së Presidentit Trump i kishin sygjeruar të sabotoj procesin e dialogut të Uashingtonit, duke e parapëlqyer BE-në para SHBA-ve.

“Kryemnistri i Kosovës, z. Albin Kurti, nuk bënë prioritetet dot, ai duhet të jetë i gatshëm për dialogun, ngase status-quoja, nuk i konvenon Republikës së Kosovës, por Serbisë i cili është shtet i kryer, i njohur ndërkombtarisht dhe ka bërë progres edhe në procesin e integrimeve në BE, deri sa Kosova është e izoluar dhe në defansivë absolute përballë Serbisë. Z.Kurti, duhet të sillët me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke marr mbi shpatulla procesin e dialogut me Serbinë, ngase kësaj radhe nuk mund të viktimizohet sikur në mandatin e fundit qeverisës, kur dezertoj nga përgjegjësitë kushtetuese dhe provokoj rrëzimin e Qeverisë së koalicionit. Z.Kurti, si Kryemnister i Kosoves nuk mund të gjejë mbeshtetës në BE, sikur në mandatin kur përkrahës të tillë dhe kundërshtar të Administratës së Presidentit amerikan Donald Trump dhe ish ambasadorit Grenel nga e majta europiane i kishin sygjeruar dhe këshilluar të sabotoj procesin e dialogut të Uashingtonit, duke parapëlqyer BE-në, para SHBA-ve. Tani, në Shtëpinë e Bardhë dhe jo në të kuqën dhe as të verdhën është Administrata e Presidentit Biden, të cilin nuk mund ta trajtoj BE-ja dhe në këtë rrafsh as Kosova sikur ish Administratën pararëndëse, ngase pasojat për Kosovën në veçanti mund të jenë të mëdha, e për Kurtin dhe akëcilin Kryemnister të Kosovës, të mos flasim”, ka deklaruar Bajraj.

Më tej theksoi se Kurti duhet t’i kërkoj falje institucioneve dhe qytetarëve për dezertimin nga ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese, në të kundërten rrezikon të ardhmen europerëndimore të Kosovës. Sipas tij, duhet ruajtur raportet dhe mardhëniet me Amerikën, dhe Kurti duhet të sillet i përgjegjshëm karshi SHBA-ve sepse mund të rrëzohet përfundimisht nga Qeveria.

“Z.Kurti, duhet t'i lëpij të gjitha ato që kë pështy në luftën për pushtet. Ai, e quante Dialogun me Serbinë të pa nevojshëm, para se Serbia të kerkoj falje për krimet, para se të ri-shqyrtohen të gjitha marrveshjet e Brukselit rreth 35 sosh, e quante dialog pa parime dhe pa program, sikurse e quante axhendë dhe prioritet të Serbisë dhe të Grenellit dhe të cilave ky nuk i nënshtrohet. Në vend të kësaj, z.Kurti, duhet t’i kërkoj falje publike institucioneve, titullarëve dhe qytetarëve të vendit për mashtrimin dhe dezertimin nga ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese, dhe t'i kthehet realitetit në të cilin z.Kurti dhe as Kosova nuk është kërthiza e botës dhe kjo e fundit nuk sillet rreth nesh. Në të kundertën, z.Kurti, rrezikon proceset imediate të vendit dhe me këtë edhe të ardhmën europërndimore dhe veriatlantike të Kosovës, si orientim strategjik i projektit ko-nacional Kosovë-Amerikë. Kosova shtet sovran dhe demokratik, pra si projekt i përhershëm. Propaganda dhe populizmi i LVV-së dhe i z.Kurti, duhet t'i lëshoj vend arsyes dhe intersit nacional-shtetëror duke ruajtur dhe kultivuar me shumë sens dhe kujdes raportet dhe mardhëniet permanente me partnerin strategjik, Amerikën. Mania dhe narcizoizmi i z.Kurtit mund t'a rrëzoj edhe njëherë dhe përfundimisht nga qeverisja dhe Qeveria, poqëse nuk do të sillet i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm karshi SHBA-ve dhe Gjermanisë në kuader të BE-së në arritjen e marvëshjes me Serbinë me njohje reciproke”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat