Tentativa e partive për të zvarritur formimin e Qeverisë Kurti 2

Politika

Tentativa e partive për të zvarritur formimin e Qeverisë Kurti 2

Nga: A.Morina Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:57
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjet të 14 shkurtit, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dolën në pah parregullësi të mëdha.

Ajo që nxiti reagime të mëdha ishte manipulimi dhe vjedhja e votave ndërmjet kandidatëve për deputetë.

Skandali i cili bëri bujë më të madhe ishte rasti i ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ku bashkëshorti i saj korruptoi komisionerët.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për manipulimet dhe vjedhjet e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

Mehazi tha se partitë humbëse politike në Kosovë e kanë si sëmundje patologjike vjedhjen e votave dhe shpifjet. Ai tha se këtë gjë e kanë bërë për të dëmokrus zgjedhjet në të cilat doli fitues Albin Kurti.

“Si gjithmonë, partitë politike në Kosovë, Shqipëri e RMV, sëmundje patologjike i kanë parregullsitë zgjedhore, vjedhjen e votave dhe shpifjet e partive humbëse për të arsyetuar veten e tyre, po edhe për të dëmkosur zgjedhjet e 14 shkurtit ku fitues doli LVV-ja e Albin Kurtit”, deklaroi ai.

Profesori tha se sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë rriten ankesat dhe pakënaqësit e partive politike drejt KQZ-së.

“Dhe ja pas rinumrimit të votave me kusht e të diasporës na dolën sihariqet e zakonshme e të pritshme të malverzimeve, blerjeve e vjedhjeve të votave. Sa më shumë që kalojnë ditët aq më shumë pakënaqësi të partive politike drejt KQZ-së me parashtesa e ankesa për shkak parregullsive zgjedhore. Se Meliza Haradinaj ka vjedhur e ka blerë vota për AAK-në, se lista serbe ka manipuluar me pakicat jo serbe rome e boshnjake”, theksoi ai.

Në vazhdim, Mehazi tha se formimi i Qeverisë së re të Kurtit, do të zvarritet shkaku i parregullsive zgjedhore, i parashtesave e ankesave të partive të vogla.

“Të gjitha këto të vërteta apo gënjeshtra do dalin në shesh me anë të verifikimeve të KQZ dhe gjyqit kushtetues. Shkaku i parregullsive zgjedhore, i parashtesave e ankesave të partive të vogla do zvarriten jo vetëm mandatet e deputeteve, po edhe formimi i qeverisë së re të Kurtit”, nënvizoi Mehazi.

Në fund, profesori u shpreh se të gjitha këto probleme zgjedhore nga moskujdesja, mosdija e sistemit zgjedhor. Ai kërkoi që qeveria e re ta lehtësonte formën e të votuarit përmes internetit

“Të gjitha këto probleme zgjedhore vijnë nga moskujdesja, mosdija e sistemit zgjedhor, është e palogjikshme se si pesëqindëmilionë amerikanë votuan e në mbremje doli fitues Bideni, kurse njëmilionë e gjysëm votues me kaq probleme e parregullsi zgjedhore. Që të hiqen të gjitha dilemat e parregullsive dhe hamendjeve zgjedhore, qeveria e re e Kosovës duhet të lehtësonte formën e të votuarit nga kutitë e votimit, në sistem modern dixhitale, përmes internetit”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat