“Gati të shpërthejë”, ky është parashikimi i tmerrshëm për AAK-në

Politika

“Gati të shpërthejë”, ky është parashikimi i tmerrshëm për AAK-në

Nga: P.R Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:20
Ramush Haradinaj

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke u kapur keq edhe me Pal Lekajn, nënkryetar i AAK-së.

Haradinaj e ka quajtur Lekajn “Kryetoksik”, pasi ky i fundit tha se Meliza Haradinaj-Stublla ka qenë e vlerësuar nga të gjithë anëtarët e AAK-së.

Kryetoksiku paska ‘vlerësuar’ punën, kontributin, dhe bashkëpunimin me mua, duke thënë se nuk e ka kuptuar saktësisht deklaratën time... e mu për këtë arsye, po ia plotësoj me gjithë qejf dëshirën.

“Nënkryetari ‘i përhershëm dhe i pamposhtur’, i cili trembi e largoi shumë figura të dinjitetshme e kredibile nga strukturat e degës në Gjakovë, dhe nga kryesia qendrore e partisë, vetëm e vetëm për të mos humbur ‘pushtetin’ e tij përbrenda partisë, duke qëndruar me insistim afër kryetarit Haradinaj. Fakt i mirënjohur tashmë që ka shumë të tillë si ky zotëriu përreth aty, nga të gjitha anët, por meqë paska reaguar pa e pyetur kush, si po të ndihej fajtor - po merrem me të, sa për të gjithë.“I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAK-së që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, me siguri që për asnjë arsye të shëndoshë”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj-Stublla në Facebook.

E lidhur me situatën në AAK, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti, i cili thotë se AAK po shkon drejt ndarjes.

Image
Faton Mehmeti

“Duket se edhe në AAK është gati të shpërthejë ndarja, e cila s’do të ishte befasi. AAK e ka mbajtur të bashkuar pushteti, pra, njerëzit brenda saj nuk ia kanë shfaqur njëri tjetrit dallaveret përderisa kanë qenë në pushtet tani në opozitë që kanë mbetur do të shfaqën edhe më shumë kontradiktat. Duket se s’ka shpëtim, AAK e pret fati i njëjtë i LDK së 2006 dhe i VV në vitin 2018”, shprehet Mehmeti.

Më tej, Mehmeti thekson se AAK është shkuar drejt zhdukjes.

“Kjo parti tanimë s’ka shpëtim, edhe pse e vogël do të ketë ndarje, e cila edhe ashtu do e qoj këtë parti drejt zhdukjes. AAK është drejt zhdukjes, tanimë ka nisur procesi i saj pa kthim. Mungesa e besimit qytetarë, nuk i lë hapësirë kësaj partie, e cila në brendësi të saj nuk ka të rinj me mentalitet që mund të gëzojnë besim tek qytetarët”, deklaron Mehmeti.

“Duket se hajnia në AAK është qysh nga brenda, rasti i Melizës tregon shumë qartë. Kështu që, kjo parti nuk besoj se ka shpëtim. Fatkeqësisht AAK ka qenë në pushtet, ata kurrë s’kanë qenë të kujdesshëm me paranë publike, të kujtojmë se kur Ramushi ishte kryeministër deri në 18 mijë euro ka kushtuar një drekë, Kjo tregon për gllabërimin e buxhetit, shto këtu edhe ministrat e saj. Ky është tmerr”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat