Sulmet e Grenellit ndaj Kurtit, pa efekt e peshë në politikën e jashtme amerikane

Politika

Sulmet e Grenellit ndaj Kurtit, pa efekt e peshë në politikën e jashtme amerikane

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 mars 2021 Në ora: 08:16
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dalë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai mori mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës më 14 shkurt, ku partia e tij mori 438 mijë e 334 vota apo 49,95 për qind të votave.

Por, jo të gjithë u gëzuan me fitoren e tij.

Që nga zgjedhjet e 14 shkurtit kryeministri në ardhje, Albin Kurti po përballet me kundërshtime të shumta.

Përveç përballjes me akuza të liderëve politik, ai po përballet edhe akuza edhe nga ndërkombëtarët.

Më i zëshmimi është ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili për ditë me radhë ka bërë akuza të ndryshme ndaj Kurtit.

Ai Kurtin e ka quajtur anti-amerikan, si dhe ka shtuar se ka qenë kundër secilës administratë amerikane.

Për këto deklarata të vazhdueshme të Grenellit, ka reaguar diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka kërkuar nga ish emisari që të ndalojë së ndërhyri në punët e Kosovës, pasi mandati i Grenellit ka përfunduar dhe se duhet t'ia lë Kosovën Kurtit dhe popullit të Kosovës.

Deklaratat kundër Kurtit po cilësohen nga ekspertët si të kota dhe pa peshë, pasi që puna e këtij të fundit duhet të shihet pas ardhjes së tij në Qeveri.

Halili: Deklaratat e Grenellit, pa efekt politik

Image
Nijazi Halili

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se më këto deklarata po tentohet të zbehet imazhi i Kurtit.

“Binomi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i shembin klishetë dhe metodat e “bolshevikëve” modern, duke ngritur flakadanin e lirisë dhe demokracisë popullore, që buron nga populli. Fuqizimi i Albin Kurtit ishte data e 14 shkurtit 2021 e cila do të mbahet mend si dita e kthesave të mëdha e demokracisë. Deklarata e Grenellit dhe përpjekjet e disa figurave politike në vend që tentojnë të zbehin imazhin e Albin Kurtit, janë të kota dhe pa peshë kur dihet se vullneti politik i popullit nuk mund të thyhet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka theksuar se deklaratat e Grenellit ndaj Kurtit janë pa efekt e peshë në politikën e jashtme amerikane.

“Deklaratat e z.Grenell drejtuar kryeministrit në ardhje Albani Kurti, janë pa efekt politik dhe nuk prodhojnë stabilitet politik por vetëm përçarje, aq më tepër kur dihet se tani z.Grenell nuk është pjesë e Administratës Bieden, andaj edhe deklarimet e tij janë jo legjitime dhe pa efekt e peshë në politikën e jashtme amerikane”, ka vlerësuar profesori Njazi Halili për “Bota sot”.

Maraj: Ischinger kërkon që të mos merret me deklaratat e fushatës

Image
Milazim Maraj

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Milazim Maraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka treguar se për çfarë arsye po i bën Grenelli deklaratat kundër Kurtit.

“Për shkrimet e Z. Richard Grenell kundër Z. Kurti si anti –amerikan mendoj se janë reagime ndaj disa deklarimeve dhe sjelljeve të pa matura dhe hiq demokratike të z. Kurti, qoftë derisa ishte deputet, qoftë qëndrimit të tij si Kryeministër i Kosovës kur ishte Kryeministër, për marrëveshjen në SHBA dhe tani disa deklarime të tij për shqyrtimin e marrëveshje që dolën nga presioni i gazetarëve për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, pas reagimit të Turqisë. Si deputet z. Kurti një herë pat deklaruar: Amerika na donë neve vetëm pse jemi populli më anti- rus, kështu ishte përafërsisht. Si Kryeministër tha se nuk do të marrë pjesë në takim në SHBA ku ka thika mbi harta. Pastaj merr pjesë në Munih dhe deklaron së nuk është për mini-shengen por për makro shengen dhe hyrjen në BE e kërkon në paketë duke e lënë shumë dilema; si kush do të jetë në atë paketë? Me çfarë statusi Kosova hyn në atë paketë?, pa e sqaruar nëse njohja do të vije përpara apo pas futjes në këtë paketë, kështu do të realizohej projekti i Ballkanit. Këto janë deklarata që nuk obligojnë shumë, politikanët, jo rrallë thonë atë që nuk e bëjnë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sa i përket reagimit të Ischinger, Maraj shprehet se kërkon që mos të merren shumë me deklaratat e Kurtit që i ka bërë gjatë kohës së fushatave.

“Reagimin e Wolfgang Ischinger më duket që kërkon të mos merret shumë më çka thotë në kohë fushate, si opozitë apo pas fushate, por të lejohet që Qeveria e re e Kosovës do ta fus në program të vet zbatimin e marrëveshjes së arritur në SHBA në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut, që z. Kurti e ka futur si prioritet të tretë apo katërt. Këto do të shihen pas formimit të Qeverisë së Kosovës në programin e saj që do të miratohet në Kuvend. Në nuk jemi faktor që ndikojmë në marrëdhëniet SHBA-BE. Por nuk do të duhej që të vihemi në ndonjë pozicion të rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës, qoftë më abstenime, qoftë më veprime të ngutshme”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat