Analisti tregon se a duhet të ketë rinumërim të votave

Politika

Analisti tregon se a duhet të ketë rinumërim të votave

Nga: A.SH Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partive pas zhvillimeve të fundit, ka thënë se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg.

“Kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj.

Analisti Shemsi Jashari në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, rinumërimi i votave do të ishte një mesazh i qartë për manipuluesit dhe porositësit e manipulimit, se vullneti qytetar nuk mund të deformohet në tavolinë.

“Procesi zgjedhorë si tersi ka shkuar mirë sa i përket pjesmarrjës dhe organizimit të procesit ditën e zgjedhjeve por, ajo që po lenë shije të keqe është procesi i numërimit të votave në QNR.
Unë mendoj se, duhet të ketë proces të rinumërimit total të votave. Jo pse ka kërkuar AAK-ja, por pse, në këtë menyrë do të pastrohej njëherë e mirë, imazhi i procesit zgjedhor, legjitimiteti i deputetëve të zgjedhur dhe në të njejtën kohë, do të jipej një mesazh i qartë për maniluluesit dhe porositësit e manipulimit, se vullneti qytetar nuk mund të deformohet në tavolinë. Nëse nuk ka rinumërim, deputetë e zgjedhur në masë të madhe do të shihen nga publiku me dyshim se aty kanë ardhur me vota të vjedhura e jo me besim qytetarë, prandaj është e rendësishme që të hiqet kjo njollë dhe ky dyshim për secilin deputet që aty ka ardhur me vota të rregullta”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, edhe pse kjo ka ndodhë brenda partive, duhet të rinumërohen të gjitha votat dhe të del në shesh se kush është hajni dhe manipuluesi i votave dhe të njejtit të ndiqen penalisht por edhe të ndëshkohen në të ardhmen nga votuesi.

“Unë besoj se, kauza kryesore me të cilën LVV-ja, ka fituar mbështetje popullore duke fituar bindëshëm në zgjedhje është se do t’i luftoj parregullsitë, korrupsionin dhe krimin. Krim më të madhë se sa deformimi i vullnetit qytetarë duke vjedhur votën nuk ka. Prandaj LVV-ja, duhet të kërkoj ose se paku të pajtohet se, duhet të rinumërohen të gjitha votat dhe të del në shesh se kush është hajni dhe manipuluesi i votave dhe të njejtit të ndiqen penalisht por edhe të ndëshkohen në të ardhmen nga votuesi. Besimi në procesin zgjedhor do t’i shtonte konkurrencën kualitative në zgjedhjet e ardhshme sepse, shumë intetlektual nuk i hyjnë garës zgjedhore pikërisht nga frika se, kush bëhet deputet vendos QNR e jo votuesi!!
Nëse LVV-ja nuk ka manipuluar me vota, nuk ka pse i frigohet procesit të rinumërimit. Sidomos kur po falsim për parregullësi brenda listave dhe jo mes partive politike çka nuk e ndryshon fituesin e zgjedhjeve.
Procesi mund të vonohet disa ditë por katër(4) vite do të ishin ballëhapur secili nga 120 deputetët e Kuvendi”, përfundon Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat