Zgjedhjet/ Përballja e Besian Mustafës me klanin e Isa Mustafës

Politika

Zgjedhjet/ Përballja e Besian Mustafës me klanin e Isa Mustafës

Nga: N.Sh Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:12
Besian Mustafa

Zgjedhjet për kryetarin e LDK-së do të mbahen këtë të diele.

Në garë për të parin e kësaj partie janë katër persona.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, janë ata që do të garojnë mes vete për të marr primatin e LDK-së.

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani, pohon se, kryetar i LDK-së duhet të jetë një person unifikues, tolerant dhe bashkëpunues i afërt dhe i ngushtë me degët e LDK-së.

Sipas tij, kreu i LDK-së, duhet të jetë i afërt me elektoratin, ai duhet të jetë koordinues dhe veprues në të mirë të këtij subjekti.

“LDK është në pozitën të jetë ose të mos jetë. Pra, LDK-ja është në gjendje kritike dhe nga zgjedhja e kryetarit të ri varet fati i këtij subjekti politik”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Burjani shton se, ka shumë arsye që LDK-ja të mos jetë e qetë para zgjedhjes së kryetarit.

“Ka disa kandidatura, por nuk ka ndonjë person adekuat i cili do të mund të mbante LDK-në e qëndrueshme si parti. Mendoj se kryetari i LDK-së duhet të jetë një person i gjeneratës së mesme të këtij subjekti politik, një njeri që mund të jetë fytyrë e pranueshme për të gjithë. Pra LDK-ja do të ketë të vështirë që të gjejë një person të pranueshëm dhe të qëndrueshëm për partinë”, potencon Blerim Burjani.

Ndryshe, Besian Mustafa, si një person i ri dhe kredibil, pa afera e skandale do të ishte një lider unifikues dhe i pranueshëm për të gjithë.

Ndoshta Besiani mund të jetë edhe një lider i së ardhmes së kësaj partie dhe në këtë mënyrë do t’i duhej shumë punë e mund që të përballet me klanin e Isa Mustafës, i cili sot gjatë ditës nuk e ka pritur edhe aq mirë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.

Megjithatë, në LDK, po të votonin me nderë dhe pa ndërhyrje nga Isa Mustafa dhe klani i tij, Besiani do të fitonte bindshëm para Lutfi Hazirit i cili akuzohet për shumë afera, dhe afërsi me ish-presidentin Thaçi, për bindjen e tij për ndërrim territoresh, që në këtë mënyrë e cenoi integritetin e shtetit.

Mustafa mund të dalë edhe para Anton Quni i cili i humbi mijëra vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjithashtu Besian Mustafa mund të fitojë edhe para Lumir Abdixhikut, i cili është prurje e Isa Mustafës në LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat