Kandidaturat për kryetar të LDK-së, profesori komenton zgjedhjet e 14 marsit

Politika

Kandidaturat për kryetar të LDK-së, profesori komenton zgjedhjet e 14 marsit

Nga: A.Z Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:46
LDK

Deri më tani janë katër emra të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë shpallur publikisht synimin e tyre për ta marrë kreun e kësaj partia. 

Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku Anton Quni dhe Besian Mustafa janë kandidatët e shpallur për kryetar të LDK-së, parti e cila do t’i mbajë zgjedhjet me 14 mars.

Të dielën, LDK do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të bëhet i ditur emri i udhëheqësit të ri të partisë.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se numri i kandidatëve për të zëvendësuar Mustafën do ta bëjë të vështirë zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie, sepse sipas tij edhe më keq do e përçajnë LDK-në, secili sipas klane interesash të tyre. 

“Partia e LDK-se është bërë mish-mash, parti aq jo serioze dhe e pa përgjegjshme sa që pas dorëheqjes së Isa Mustafës, numri i kandidatëve aq është shtuar për të zëvendësuar Isa Mustafën sa që zor se me 14 mars do zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Kandidatët e vetëshpallur për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe ja së fundi edhe kandidatura e Ministrit të Bujqësisë në detyrë, Besian Mustafa dhe më keq do përçajnë LDK-në në katër klane interesash, klani i Hazirit, tjetra e Abdixhikut, e Qunit dhe më në fund klani i Besian Mustafës”, tha ai. 

Tutje ka shtuar se votat e ndara në katërshe do e ngatërrojnë edhe më shumë zgjedhjen e kryetarit dhe kështu edhe pas 14 shkurtit do të mbeten pa kryetar. 

Mehazi është shprehur se për të mirën e partisë duhet të mbesin në garë vetëm Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni, por nëse nuk tërhiqen dy nga ta, atëherë do të mbesin pa kryetar.

“Kështu që për shkak të votave të copëtuara, të ndara në katërshe, LDK-ja definitivisht edhe pas 14 shkurtit do mbetet pa kryetar. Pra, nëse prej katër kandidatëve nuk tërhiqen dy, LDK-ja edhe pas 14 marsit do mbetet pa kryetar”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat